Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

25 Mars 2024, 10:06Sport TEMA
Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat 3-0.

Dy futbollistët nga Kosova, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku u lanë jashtë listës së Silvinjos për këto dy ndeshje të muajit mars, ndërsa pikërisht sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në një intervistë të dhënë për televizionin Shenja në Maqedoninë e Veriut.

“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor”, është shprehur Daku.  

Futbollisti kosovar gjithashtu tregon se a ka pasur kontakte me seleksionuesin Silvinjo gjatë kësaj periudhe, para listës ose pas publikimit të listës.

“Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka thënë Daku.

Kujtojmë se Daku dhe Muja ishin në mesin e futbollistëve të rëndësishëm për Shqipërinë gjatë eliminatoreve të fundit, ku kuqezinjtë siguruan Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e dytë miqësore do ta zhvillojë sonte ndaj Suedisë. 

3 Komente

  1. s
    sheshi i flamurit

    çpune kane keta me Shqiperine?!?!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Talent i madh

      Asjne kosovar qe bene xheste myslymani ne fushe nuk do te lejohet. Mbetje sperme otomane.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LALI

        Daku dhe Muja, secili në të veten janë lojtarë për lakmi. Tregohuni zemërgjerë e punoni se shkathtësinë e talentin ua forcon puna dhe karakteri. Nuk do thotë se zgjedhja e Silvinjos, mjaft e vështirë, se do jetë adekuate. Ka kohë deri në qershor. Paci shëndet!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje