"Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën" - Sylvinho: Me Brojën provuam zgjidhje të reja, skema e re më pëlqeu

25 Mars 2024, 21:44Sport TEMA
"Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me

Për trajnerin Sylvinho, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë, ndërsa shprehu trishtim që nuk mundën ta përkthenin edhe në rezultat lojën e bërë.

Duke folur për “SuperSport”, tekniku i “kuqezinjve” u shpreh se ekipi ende nuk është përshtatur siç duhet me njëri-tjetrin, por shtoi se rëndësi ka që në ndryshim nga ndeshja me Kilin, ndaj Suedisë patën një paraqitje pozitive.

Sylvinho diskutoi edhe rastin e penalltisë së “mohuar” për Brojën, për të cilin theksoi se nëse do kishte VAR atëherë kjo situatë do kishte qenë në favorin e Shqipërisë.

Ndeshja:Lojtarët janë pak në ankth është normale sepse vetëm 23 prej tyre do shkojnë në Europian. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në kualifikuese aty e treguam veten.

Europiani:Sigurisht që nuk kemi frikë sepse ne jemi kualifikuar për në Europian.”

Përshtatja e lojtarëve me njëri-tjetrin:Asllani dhe Bajrami kishin rrobë të dyfishtë brenda edhe jashtë, kjo tregon që janë akoma të rinj si lojtarë. Kjo skuadër është akoma e re, flasim për lojtarë si këta dhe Mitaj që ende nuk janë përshtatur me njëri tjetrin. Edhe Muçi mund të kishte bërë më shumë si sulmues. Pastaj kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli dhe Hoxha që ende nuk janë përshtatur, por mund të japin shumë në të ardhmen. Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët. Sigurisht që rezultati ka rëndësi, pro nuk është më i rëndësishmi. Në krahasim me Kilin kishim një rritje në lojë dhe bëmë shumë më mirë, kjo ka rëndësi.”

Ndryshimi i formacionit dhe Balliu a duhet të ketë më shumë minuta? “Patjetër që provuam diçka ndryshe për të rritur te porta e te goli, patëm shpejtësinë e Brojës dhe një penallti të mohuar. Është e vështirë të luash pa VAR, por sigurisht që patëm shpejtësinë dhe lojën e Brojës. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, vetëm me Moldavinë nuk ishte pasi ishte i dëmtuar, por në ndeshjet e tjera ka qenë gjithmonë me ne dhe ka marrë minutat e tij.”

Atmosfera mes lojtarëve para Europianit: Jam shumë i kënaqur me atmosferën e lojtarëve. Ka një konkurrencë të shëndetshme, unë e di se çfarë mendojnë ata. Tani do kthehen në klubet e tyre dhe do të vazhdojnë me punën, por atmosfera mes tyre është vërtetë shumë e mirë. Edhe raporti që lojtarët kanë me stafin teknik është shumë i mirë dhe sigurisht që është punuar shumë nga stafi që të ketë një marrëdhënie të shëndetshme dhe e kemi atë me të gjithë.

Pas Kilit ishit i zemëruar, po sot si ndjeheni? “Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk çfarë t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër si gjithmonë. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra kam trishtim vetëm për rezultatin.”

10 Komente

  1. T
    Tifozi

    O silvinjo naj ke shpif me kto dy ndeshje mos ta pafshim surratin me kte lloj loje dhe ekipi qe po ben , pushimet te paskan qit nga binaret , dhe ndrrimet i ben 3 minutat e fundit , kerkon ti sigurosh fitoren kundershtarit o kokrra tarallakut dole dhe ti ne origjin si reja me shok , te dhjefsha lojen me nje mut , ne presim me pa Muçin esht lojtari me ne form , ti fut laçin o trajner amator , trajner muti .

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Po rikthehemi tek "kombëtarja luajti mirë, por nuk arritëm të fitonim"

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Kellira

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zyko

          Nuk ke shume kohe ne shqiperi por je bere shqiptar o trainer djali. Edhe ty humbjet te gezojne; i quan fitore!!??

          Përgjigjjuni
          1. k
            kopetenti

            Nje mut luajtet mire ndaj Suedise. Njesoj si me Kilin, ndryshimi i vetem ishte se Suedia nuk ka nivelin e Kilit, pra eshte me poshte. Tabele qitjeje do beheni ne Europian me kete performance lojtaresh!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Black jack

              O Silvo!, ca po duhet shqipnia ty me e drejtu , shqipot sdun njoni tjetrin e no t ‘bojne futboll , komb Muslim dude , gezoji ato pare we ke mor e boja marten , she as I pari e as I fundit qe merresh me kombetaren e shqiptareve . Hajd good luck anyway

              Përgjigjjuni
              1. e
                enter””

                Problemi eshte me keta koqet e kombetares keta qe kendojne ate kengen e shemtuar pas cdo ndeshjeje, keta qe bejne shqiponjen me duar. Duhet kohe qe shqipo te edukohet. E vetmja menyre eshte qe italia spanja dhe kroacia ti fusin kollodokun Keshtu zbutet shqipoja

                Përgjigjjuni
                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Ndryshimi qëndron se pësuam dy gola më pak ! Rreth 90% e pasimeve u bënë mbrapa, duke e kthyer Strakoshën në qëndër mbrojtës. Vendosja në fushë e mesfushorve, 4-3-3 nuk mjafton të bëjnë një kuadrat me katër lojtarë. Parimet përceptoheshin shumë shpejt nga kundërshtarët, duke e marrë topin.Në këto veprime distanca e pasimit ishte si në kohën e Loro Boriçit . Për një trajner brazilian, pasimet jo cilësore duhet të jenë këmbana alarmi.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sufllaqja me qepe

                    1) Urgjent te mesojne te pasojne perpara 2) mos t'i bejne finte vetvetes

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      edmond( koder rreshen)

                      Imagjinojini te gjith Trajneret e qe kan drejtuar Komtaren (te cilet jan te kenaqur me lojen, por jo me rezultatin ) sikur te ishin nje kompani qe prodhon Avion ,dhe te thonin : jemi te kenaqur qe avionin po e dergojm lart ne Qiell ,por po deshtojm ta ulim ne pist .....dhe pasojat fatale dihen ! Idiotizmi tek ne qenka vler !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje