Kombëtarja humbet Uzunin, beratasi i veçuar në stërvitje. Reja rikthehet me 4 mbrojtës

23 Shtator 2022, 20:27Sport TEMA

Kombëtarja humbet Uzunin, beratasi i veçuar në stërvitje.

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në "Bloomfield Stadium" të Tel Avivit ku nesër në mbrëmje do të luhet sfida kundër Izraelit.

FSHF bën me dije se Myrto Uzuni është rikthyer në stërvitje i diferencuar dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të përfshihet në listën e trajnerit Reja që do të luajë për herë të parë me mbrojtjen me 4 ndërsa ne sulm konfirmohet dyshja Broja-Cikalleshi.

Në mesfushë Abrashi, Asllani dhe Gjasula do të paraprijnë Hysajn, Ismajlin, Balliun dhe Veselin.

Ndeshja do të luhet në një atmosferë të ndezur pasi Izraeli do të ketë mbështetjen e gjithë stadiumit në misionin për të arritur minimalisht një barazim që do t'i siguronte vendin e parë në grup dhe ngjitjen në divizionin A përveç biletës play-off për Euro 2024. 

Lini një Përgjigje