“Reja e ka mbyllur ciklin”, Muça i bindur: Koha për ndryshim. Me fat që kemi Asllanin dhe Brojën

23 Shtator 2022, 20:07Sport TEMA

“Reja e ka mbyllur ciklin”, Muça i bindur: Koha për

Shqipëria luan fatet në Ligën e Kombeve ku përballë Izraelit kërkohet fitorja me çdo kusht për të qëndruar në lojë. Kjo është një prove e madhe edhe për trajnerin Edi Reja, me italianin që i përfundon kontrata në nëntor. 

Shkëlqim Muça, ish futbollist i Kombëtares, trajneri i mirënjohur, në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, shprehet i bindur se cikli i Edy Reja-s në Kombëtare ka përfunduar.

Ndryshe nga perceptimi i stafit drejtues të FSHF-së, Muça shton se këto dy sfida nuk janë një test për Edy Reja-n, duket një ndryshim pavarësisht rezultateve që mund të arrijmë, qofshin këto edhe pozitive.

Në sytë e Muçës, Kombëtarja duhet të ndryshojë filozofi për ti marrë më të mirën këtij grupi lojtarësh me shumë cilësi. Muça u ndal edhe tek individë si Asllani dhe Broja, ndërsa theksoi se nëse nuk kualifikohemi si të parët në këtë grup do të ishte një hap pas.



2 Komente

  1. W
    Www

    Ky është koqe e tharë.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanapari

      C'fare ka bere Reja? Ne nuk jemi as Brazili dhe as Franca, por Reja nuk i ka marre maksimumin grupit. E vetmja ane pozitive, sic thote dhe z. Muca, eshte afrimi i lojtareve te talentuar, si Broja , Asllani, Kumbulla, Bajrami e ndonje tjeter, por kjo nuk ka qene ndonje gjetje e madhe, sepse cdo trajner, lojtaret e rinj qe bejne diferencen, do ti grumbulloje. Ku i ka rezultatet? 12 pike ja morem Andores dhe San Marinos. Skema e lojes 3 -5 - 2, nuk shkon me cilesite e lojtareve qe kemi dhe favorizon skuadrat e medha. Me Izraelin, do te luaj me skemen 4 - 3 - 1 - 2, qe eshte skema me e mire qe i pershtatet skuadres tone, por eshte kujtuar vone. Edhe lojtaret, duke patur parasysh mungesat, i ka pershtatur mire. Kete ndeshje, po e pergatit mire. Me kete skeme, Bajrami dhe Bare, nuk mund te luajne njekohesisht, por kombetaret luajne 2 ose 3 ndeshje ne jave, dhe ka minuta per secilin. Me kete skeme, besoj ne Izrael, Broja Bajrami dhe Cikalleshi, do ta thyejne mbrojtjen e tyre. Edhe ne rast se i fitojme te dyja ndeshjet, Reja duhet te largohet, pasi trajneri rezultoi nen nivelin e lojtareve qe kemi. Reja luan vetem me nje skeme, nderkohe qe skema ndryshon edhe 3 here gjate lojes, ne varesi te rezultatit dhe situates qe krijohet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje