Kapiteni Elseid Hysaj thirrje shokëve të skuadrës: Të bëjmë çdo gjë që do Reja, në Izrael jemi vetëm për 3 pikë!

23 Shtator 2022, 17:19Sport TEMA

Kapiteni Elseid Hysaj thirrje shokëve të skuadrës: Të

Elseid Hysaj ka dalë për krah Edi Rejës në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Izraelit. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve në fjalën e tij para gazetarëve u shpreh optimist për takimin e nesërm që zhvillohet në orën 20:45.

3 pikët janë objektivi i vetëm i Shqipërisë për të shpresuar në kualifikim tanëve në këtë fazë grupesh të Ligës së Kombeve. Në fjalën e tij para gazetarëve, kapiteni i kombëtares shqiptare deklaroi:

“Po normal që kemi ardhur këtu për pikët. Nëse dalim pa pikë këtu, do të jetë e vështirë për objektivin tonë. E dimë se është e rëndësishme dhe çunat i kemi gati për këtë punë.

Ndryshimi i skemës? Jemi të gjithë të rritur dhe profesionistë. Nëse trajneri do të ndryshojë skemën, ne duhet të jemi të gatshëm. Kjo është një zgjedhje që do të bëjë trajneri. Ne duhet të japim maksimumin tonë, të tregohemi profesionitë dhe të bëjmë atë që na kërkon trajneri.

E dijnë gjithë çunat që është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të jemi 100 përqind të përqëndruar për këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për sfidën e ardhshme. Kemi pasur dhe dëmtime, por çdo njeri që ka ardhur në këtë grumbullim do të tregojë vlerat e tij.

Mungesat? Mund të japin ndonjë problem mungesat. Edhe më parë ka ndodhur që ka pasur mungesa. Por, lojtarët që kanë zëvendësuar kanë treguar vlerat e tyre. Ne jemi një grup, s’kemi futbollistë që mund të marrin për dore grupin. Vlerat tona i dijmë dhe shpresojmë t’i tregojmë”, tha ai.

2 Komente

  1. I
    Ilir

    Ik langaraq se jeni legena te gjithe perjashto 2 apo 3 ju te tjeret bashke me Duken jeni e keqja e kombetares.Vetem kur te zhduket keta bashke me Duken do kete kombetare shqiperia

    1. P
      Pastrues Shtupa

      Më e rendesishmja është të jepni maksimumin në lojen e bukur dhe burrerore te futbollit Po e bete këtë, jemi krenare dhe po të humbni

      Lini një Përgjigje