Armand Duka e sheh çelsin e suksesit tek paratë: Keni nga 16- mijë euro për kokë po fituat

22 Shtator 2022, 18:57Sport TEMA

Armand Duka e sheh çelsin e suksesit tek paratë: Keni nga 16-

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga transferta me Izraelin, një sfidë vendimtare për synimet e Kombëtares Shqiptare në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë kanë kryer seancën e fundit stërvitore në Durrës.

Skuadra do të fluturojë nesër paradite drejt Tel Avivit, në një udhëtim me çarter, që pritet të zgjasë rreth tre orë.

Pasditen e sotme në Durrës kanë qenë të pranishëm disa prej drejtuesve të FSHF-së, me në krye presidentin Armando Duka.

Kështu nga 6 mijë euro për kokë, Armand Duka ka vendosur qe shpërblimi të jetë plot 16 mijë euro për kokë, në rast të një suksesi në Izrael, pasi vetëm me tre pikët në Tel Aviv, kuqezinjtë do të kishin shanset maksimale për të zënë vendin e parë në grup.

Izrael-Shqipëri do të startojë të shtunën në orën 20:45.

2 Komente

  1. H
    Hasoni

    Po normal ca luajne falas ata qr

    1. Z
      Zeqo Pilafi

      Po ku t'a shohi, tek "udhëheqja e ndritur, e urtë dhe largpamëse" e Partisë dhe dashuria e pakufishme për atdheun? Sot vetëm leku në bëftë ndonjë punë, është ky që mund t'a hedhi ujin përpjetë, të tjerat janë ninulla për budallenjtë. Por dobiçi i zgjuar Duka e di që kurrë nuk mund të fitojmë në Izrael, ndaj ka vënë këtë shumë lekësh. Ai mund të vinte edhe 10 fishin dhe përsëri nuk do dilte i humbur, por duket ka patur frikë të vërë në dukje se federata ka shumë para në arkat e saj.

      Lini një Përgjigje