Juventusi në vështirësi, drejtuesit mendojnë rikthimin e Antonio Conte

22 Shtator 2022, 17:09Sport TEMA

Juventusi në vështirësi, drejtuesit mendojnë rikthimin e

Juventusi nuk e ka nisur mirë kampionatin, teksa rezultatet negative të arritura, kanë bërë që tifozët të dalin kundër trajnerit Massimiliano Allegri.

Bardhezinjtë kanë zhgënjyer totalisht dhe për këtë arsye, kanë nisur të qarkullojnë lajme për një largim të mundshëm të Allegrit.

Madje thuhet se presidenti Agnelli e ka gati edhe zëvendësuesin. “SportToday” raporton, se numri 1 i bardhezinjve ka pasur kontakte me trajnerin e Tottenham, Antonio Conte, të cilit i ka propozuar rikthimin.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar, por në rast se nuk vjen kthesa nga skuadra, shanset që Allegri të largohet, janë të mëdha.

Lini një Përgjigje