Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në ‘qiell’

22 Shtator 2022, 16:26Sport TEMA

Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon

Armando Broja është futur zyrtarisht në listën e ngushtë të Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras. Corriere dello Sport ka zbuluar se Milani tashmë po sheh drejt së ardhmes dhe dëshiron të forcojë repartin e tyre sulmues. 

Idea është për sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve të verës. Objektivi i kuqezinjve është të kërkojnë një rifreskim të repartit ofensiv. Zlatan Ibrahimovic sezonin e ardhshëm do të jetë pothuajse 42 vjeç dhe mund të vendosë të tërhiqet. 

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Via Aldo Rossi dëshirojnë të vendosin një qendërsulmues të ri në krah të dyshes së formuar nga Olivier Giroud dhe Divock Origi.

Armando Broja, sulmuesi 21-vjeçar aktualisht i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, aktualisht mban fanellën e Chelseat. Ndoshta me Blues nuk ka patur shumë minuta këtë sezon, por në Premier League është bërë i njohur. 

Sezonin e kaluar ai veshi fanellën e Southampton dhe shënoi gjashtë gola. Nga pikëpamja fizike është perfekte për lojën e Stefano Piolit. Broja është 1.91 m i gjatë, e zotëron në mënyrë perfekte zonën e penalltisë dhe ofron prezencë fizike.

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi i ri shqiptar ka një kosto prej 35 milionë euro. Megjithatë, falë marrëdhënieve të mira mes dy pronarëve amerikanë, Gerry Cardinale mund ta mbyllë marrëveshjen me ulje. Përveç kësaj – shkruan sot gazeta – me Blues kuqezinjtë kanë bërë tashmë disa marrëveshje në vitet e fundit, duke blerë Bakayoko, Tomori dhe Giroud.

2 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Nese Broja vjen ne Itali ai do te behet Lojtari me i mire i "Seris A" me te dhenat qe ka si futbollist.Uroj te vije sa me shpejt dhe e them me bindje qe Broja do te behet golshenuesi nr.1 i Serise A!Fate per te eshte edhe renia ne piken zero te futbollisteve vendas ku mungojne talentet dhe futbolli Italian eshte ne shperberrje.

    1. J
      Jorgo

      Po erdhi ne Itali, mbaroi si te tjeret...

      Lini një Përgjigje