Ndeshja kundër Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ja si vjen Izraeli

22 Shtator 2022, 15:52Sport TEMA

Ndeshja kundër Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ja si

Shqipëria luan këtë javë në Izrael një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, për të ruajtur gjallë shanset e saj për të marrë kreun e grupit në Ligën B dhe siguruar një vend në play-off të Euro 2024. Një sfidë ku Shqipëria shkon me mungesa të shumta e reparte që duhen improvizuar, por ku edhe kundërshtari nuk është në formën maksimale.

Dëmtimet e shumta në radhët e Izraelit kanë bërë që trajneri Alon Hazan të grumbullojë shumë zgjedhje të dyta në radhët e përfaqësueses, lojtarë që nuk kanë shumë eksperiencë me fanellën e saj. Kështu, rezulton që vetëm 5 nga 24 lojtarët e grumbulluar kanë më shumë se 10 ndeshje me përfaqësuesen e Izraelit: portieri Marçiano, mbrojtësi Dasa, mesfushorët Naço dhe Glazer si dhe sulmuesi Uaisman. Në listë janë 6 lojtarë që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje me këtë kombëtare.

Ndërkaq, bie në sy se në radhët e kësaj përfaqësueseje mundojnë “bomberat”: e zakonshëm të saj. Në total, të gjithë futbollistët e grumbulluar të Izraelit kanë shënuar 7 gola. Më saktësisht janë vetëm 3 lojtarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës me këtë përfaqësuese pasi Naço dhe Uaisman kanë shënuar nga 3 gola secili si dhe Abada 1 gol.

Lini një Përgjigje