“Fuqi dhe presing”, Laçi: Në Izrael vetëm për fitore, ky grup meriton vendin e parë

22 Shtator 2022, 14:36Sport TEMA

“Fuqi dhe presing”, Laçi: Në Izrael vetëm për

Mesfushori i Ajaccios foli për shtypin përpara sfidës ndaj Izraelit (24 shtator) në Nations League, aty ku deklaroi se objektivi në transfertën izraelite është fitorja, i vetmi rezultat që mban kuqezinjtë e Edi Rejës në garë për kreun e grupit.

“Besoj se mund t’i jap shumë fuqi ekipit, të kontrollojmë topin dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Të bëjmë presing sa më sipër që të fitojmë sa më shumë topa në zonën e Izraelit, pasi edhe trajneri dëshiron këtë stil loje. Këtë do mundohem të bëj edhe unë.

Konkurrenca? Çdo lojtar në rolin tim do mundohemi të jemi të gjithë gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë për momentin, të gjithë po përgatiten shumë mirë për këtë ndeshje që duhet ta fitojmë.

Presioni? Do kemi presion për të fituar ndeshjen, por nuk kemi presion për momentin. Ekipi po punon mirë, jemi gati të ikim në Izrael dhe të fitojmë ndeshjen, me objektivin për të fituar grupin. Do japim maksimumin, kemi vlera dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Besoj se ky grup e meriton të marrë vendin e parë.

Ajaccio? Jam shumë i kënaqur, pasi kishte disa vite që ekipi po punonte mirë dhe po luftonte për të dalë në elitën e futbollit francez. Kam 6 vite, ia arrita qëllimit, jam shumë i kënaqur. Të gjithë lojtarët e Kombëtares luajnë në nivele të mira, kjo rrit konkurrencën dhe përmirëson ekipin.

Taktikat? Kemi disa lojtarë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar ekipin. Trajneri ka bërë disa skema ndryshe, do mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe të rinjtë do japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Izraelit. Një sfidë shumë e fortë sa i përket anës fizike, por edhe faktit që kemi humbur ndeshjen e parë ndaj tyre”, përfundoi mesfushori dibran.

3 Komente

  1. N
    Nqs pretendohet Fitore

    atehet ne fushe duhet me dhen gjithcka dhe luajtur presing nga minuta e pare dhe sigurishte Ofensive .te gjithe ne sulm e te gjithe ne mbrojtje .Vetem kjo con ne ate qe pretendoni Fitore . Keni force ,beheni

    1. Z
      Zeqo Pilafi

      Kurrë nuk kemi fituar një ndeshje nga ato që quhen "decizive". 4-1 për Izraelin. Reja, një mëndje sklerotike, e mykur, duhen trainer të rinj në moshë, të zhdërvjelltë në mënyrën e të menduarit, Reja është beton nga mëndja, dërrasë ahu, nuk lëviz nga mendimet e tij sikur topat të bien. Dhe nuk ka faj, kështu është çdo njeri në moshën e tij.

      1. Roberto

        Nuk eshte mendja e Rejas e mykur por duhet qe lojtaret mos merren me deklarata perpara ndeshjes per fitore se pastaj kur hane derrin ja vene fajin trajnerit. Ky trajner dhe De Biasi e ngriten ekipin ne kete shkalle ku ndodhet tani. Uroj nje fitore te paster ndaj Izraelit.

      Lini një Përgjigje