Zv.trajneri i Kombëtares: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit, me Izraelin do kemi vendosje tjetër

22 Shtator 2022, 11:54Sport TEMA

Zv.trajneri i Kombëtares: Ndeshja më e rëndësishme e

Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, në emisionin “Skaner”, u shpreh se ndeshja me Izraelin, është më e rëndësishmja e sezonit dhe do të kërkohet fitorja, për të shpresuar për vendin e parë.

I pyetur pse nuk është grumbulluar asnjë lojtar nga Superiorja, Bulku tha se nuk ka mungesë vëmendje në kampionatin shqiptar, por shtoi se lojtarët duhet ta meritojnë vendin në Kombëtare.

Gjithashtu ai u shpreh se me Izraelin, Kombëtarja shqiptare mund të shfaqet me një vendosje tjetër.

“Çekiçi pasi ka bërë një rezonancë, u zbulua dëmtimi dhe u largua nga grumbullimi, prandaj morëm Çokajn në vendin e tij. Uzuni do jetë i gatshëm për ndeshjen me Izraelin.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Një fitore, mund të na çojë në vendin e parë. Skuadrat po punon për të marrë maksimumin e kësaj ndeshje. Lojtarët po punojnë për të qenë në formë për ndeshjen me Izraelin. Ne kemi fituar një herë në Izrael dhe pse të mos e bëjmë edhe këtë herë.

E vërtetë që ka mungesa, por çdo lojtar është shumë i rëndësishëm, po aq të rëndësishëm sa ata që mungojnë. Ne nuk kemi lojtarë si Messi apo Ronaldo, por kemi lojtarë që luajmë në grup dhe po punojnë mirë për të arritur objektivin.

Edhe Izraeli ka mungesa të rëndësishme. Mendoj se mund të kemi një vendosje tjetër të skuadrës në fushë, duke parë mungesat që kemi. Në ndeshjen e parë kemi qenë dominues, deri te pësimi i golit. Duhet të jemi të qartë në atë që do bëjmë ne. Është një kundërshtar, që e njohim. Shumë i fortë, por jo i pakalueshëm.

Asnjë lojtar nga kampionati shqiptar në grumbullim? Gjithmonë ka pasur lojtarë nga kampionati shqiptar. Seferi nuk ka ardhur nga jashtë, sepse 2-3 javë ka që ka ikur. Kjo nuk do të thotë se nuk ka vëmendje në kampionatin shqiptar, por duhet ta meritosh dhe të kesh cilësi për të luajtur të Kombëtarja.

Ne kemi plan për të dyja ndeshjet. Por në fillim do mendojmë vetëm për ndeshjen e parë, atë ndaj Izraelit, pas asaj, do përgatisim ndeshjen tjetër”, u shpreh zv.trajneri.

2 Komente

  1. s
    spata

    Do merrni perseri dy pulla zjarri dhe e mira eshte qe Duken dhe karmedaren Reja ta largoni .

    1. C
      Celo Mezani

      Vendi i pare ne grup duhen 2 fitore dhe jo vetem 1, cka e ben shume, shume, shume te veshtire duke patur parasysh qe vetem ne luajme 2 ndeshja ne 3 dite. Ajo qe ka me shume rendesi eshte qe duhen marre te pakten 3 pike nga 2 ndeshtjet, qe te kemi shance sa me te mira per te luajtuar kualifikimin me play-off per Europian.

      Lini një Përgjigje