Kur Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3 000 metrave me pengesa, qeveria shqiptare përgatiti një ceremoni të posaçme shtetëore për nder të saj, për arritjen historike që bëri ne Mynih, duke ngritur lart flamurin shqiptar në sportin e atletikës.
E njëjta ceremoni u zhvillua edhe për boksierin Florian Marku, i cili fitoi titullin ËBC Silver në “Air Albania” përballë një kundërshtari jo dinjitoz, por që u shit si një triumf i jashtëzakonshëm.
Pas këtyre dy ceremonive shtetëore për këta dy sportistë, kryeministri Rama theksoi se të njëjtën gjë do të bëjnë për të gjithë kampionët shqiptar që do nderojnë flamurin shqiptar.
Por deri më tani ky standart nuk po përdoret për një tjetër kampion bote që nderoi flamurn shqiptar.
Bëhet fjalë për mundësin çeçen Zelimkhan Abakarov i natyrlizuar si shqiptar, i cili mundi në finale për peshën 57 kg mundësin amerikan, Thomas Gilman 7-2. Më herët Abakarov kishte mundur në gjysmëfinale mundësin vendas Stevan Miçiç.
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga arritja e jashtëzakonshme në Beograd e mundësit që ngriti lart flamurin kuqezi në Serbi, nga ana e shtetit shqiptar ende nuk po i rezervohet një pritje për këtë sukses, por janë mjaftuar vetëm me disa urime rutinë nëpër rrjetet sociale…(TemA)
Ju doni me e nderu ?? Ky qenka per t'u fut ne burg, se na paska mund amerikonin. ?
tema, dini gje a u kthye rama nga amerika...
A ju jeni pjerth ne tru!!! Ça ta presin kete mo? E keni menduar qe kampioni kombetar shqiptar kur te pyetet nga gazetaret duhet dhe nji perkthyes se sdi shqip?!?!?! Apo ta bejme direkt gjeneral ne ushtri?! Ku e dime ne qe se kane çuar rusët kete ? Mbasi e marrin vesh qe Rama çdo sportist do e futi ne ushtri!! Sa feminore qe jemi.
Turp! Jemi racistë dhe shamë grekët sa mundëm për Pirro Dhomën dikur
Popull injorant e rracist! Turp
Shqiptaret shajne vende te tjera per racizem..ne jemi me mut se te tjeret..
Nuk mundet te zgjidhen e behen ktu ne kte medie vleresimet dhe e verteta . Ktu gjithcka intepretohet si muhabete mejhanesh ,rruge . Behuni serioze dhe lerini njerzit te qet e e mos i provokoni