UEFA merr vendimin zyrtar: Rusia jashtë Euro 2024

20 Shtator 2022, 17:52Sport TEMA

UEFA merr vendimin zyrtar: Rusia jashtë Euro 2024

Rusia përjashtohet edhe nga Euro 2024 . UEFA bën me dije se pezullimi ndaj federatës ruse shtrihet në kohë edhe për eleminatoret Euro 2024 që nisin vitin e ardhshëm dhe kombëtarja ruse nuk do të shortohet për shkak të luftës që Moska po zhvillon në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

Një shuplakë tjetër e rëndë për Rusinë qe nuk mori pjesë as në ndeshjet play-off të  Kupës së Botës ndërsa u pezullua edhe nga Liga e Kombeve ku ishte shortuar ne grupin B2 me Shqipërinë.

Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe shorti do të hidhet në datën 9 tetor në Frankfurt. 

Lini një Përgjigje