Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, Klaus Gjasula: Dështim po nuk morëm 6 pikë

20 Shtator 2022, 14:30Sport TEMA

Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, Klaus Gjasula: Dështim po nuk

Në prag të dy ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Izraelit në transfertë, më 24 shtator, në orën 20:45 dhe ndaj Islandës në stadiumin “AIR Albania”, më 27 shtator në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur mesfushori, Klaus Gjasula, i cili ka analizuar këto dy duele të rëndësishme të Kombëtares shqiptare:

Ndeshja ndaj Izraelit – “Do të japim maksimumin që të marrim tre pikë në Izrael. Ne kemi disa mungesa edhe ata kanë problemet e tyre. Shumë djem të rinj kanë ardhur, por ne kemi kualitetet për të arritur te suksesi. Duhet të shohim ekipin tonë dhe nëse shohim veten tonë, jam i sigurt që do t’ia dalim.”

Rëndësia e dy sfidave – “Ne e dimë që është shumë e rëndësishme dhe prandaj duhet të kemi vëmendjen totale te Izraeli dhe më pas të provojmë që të fitojmë ndaj Islandës.”

Roli i ri – “Te Darmshtadi kishim shumë mbrojtës të dëmtuar dhe trajneri më ka provuar në rolin e qendërmbrojtësit. Që nga ai moment trajneri nuk më ka lëvizur nga ai pozicion, për mua nuk ka rëndësi.”, theksoi Klaus Gjasula.

Dështim pa 6 pikë – Ekipet e tjera janë të mira, jemi në një nivel. Ne duam t’i fitojmë të dyja, të japim maksimumin dhe të shohim çfarë do dalë”, tha Gjasula.

1 Komente

  1. o
    ok , super _gjithcka eshte ne doren tuaj

    Jepni maksimumin ne fushe , mbuloni kundershtarin duke mos i len atij asnji shanc te organizohet e rrezikoje , mos lini hapsira te lira kundeshtarit, kontrolloni vehten ne fushe se ku jeni si pozicion dhe ku eshte kundershtari ,,fitojini te gjitha dyluftimet me kundershtaret ,mos beni as edhe nji pase gabim , mbajini nen presion kundershtaret , te koncetruar koke e kembe dhe 6 pikeshen e keni te garantuar .

    Lini një Përgjigje