Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja në ambientet e kompleksit Tropikal në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat e fundit të Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës. Në këtë seancë kanë marrë pjesë shumica e lojtarëve të ftuar nga tekniku, ndërkohë që grupi kompletohet plotësisht në mbrëmje, kur mbërrijnë edhe lojtarët e fundit në grumbullim.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy mesfushorët Keidi Bare dhe Endri çekiçi nuk do të jenën të gatshëm për dy ndeshjen zyrtare për shkaqe dëmtimesh. Dy lojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe pas testeve mjekësore është dalë në konkluzion se e kanë të pamundur të rikuperohen në kohë nga dëmtimet e pësuara.
Në këto kushte tekniku Reja ka vendosur të ftojë në Kombëtare dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes, Enis çokaj dhe Arbnor Muçolli, të cilët janë bashkuar me ekipin në grumbullim. Ndërkaq, probleme muskulore ka shfaqur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, i cili i është nënshtruar testeve të vazhdueshme me stafin mjekësor kuqezi dhe nevojiten dy ose tre ditë për të parë kohët e rikuperimit dhe për të parë nëse do të jetë i gatshëm në kohë për dy sfidat.
Me kuqezinjtë është bashkuar që të hënën sulmuesi i Kombëtares U-21, Eljon Toçi, i cili mund të qëndrojë me ekipin edhe për dy sfidat zyrtare nëse Uzuni nuk do t’ia dalë të tejkalojë problemet fizike.
Keto dy ndeshje duhet te humben, per te miren e kombetares dhe te Shqiptareve. Ndryshe, nuk e largojne Rejan. Ne futbollin modern, skema e lojes, mund te ndryshoje edhe 3 here brenda ndeshjes, ne varesi te situates, Reja kembengul si mushka me te njenjten skeme. Edhe kunder nje ekipi fshati te luaj Reja, ai do te luaj me te njeten skeme. Federata Shqiptare e Futbollit, na prezanton me trajnerin e ri te kombetares, por asnjehere nuk na eshte thene, se c'fare arsimimi kane. Tek Reja, duket qarte se formimi i pergjithshem calon. Cdo gje qe ka arritur, vetem ne saje te eksperiences, por eksperienca te le ne balte nese ne teori je dobet. Tek De Biazi, dukej qarte profili intelektual Sulmuesit qe priten te luajne si titullare shume shpejt, jane Broja dhe Uzuni, por trajneri nuk e kupton, se kjo skeme nuk i favorizon. Te dy keta lojtare qe luajne ne vije me mbrojtjen kundershtare, nuk kane hapesiren e duhur per ti shpetuar mbrojtjes. Ai ka drejtuar disa skuadra ne Serine A, por kjo nuk mund te jete garanci. Reja kujton se po drejton kombetaren e Italise, qe peson nje gol cdo 5 ndeshje, nganjehere edhe ne 10 ndeshje. Mbrojtesit tane, edhe kur nuk ka ndonje problem, e sajojne vete ate.
Mos e ke ne dyshim humbjen Bujar,trajneri ashte nje rrote qe cdo gja qe merr e ka qyl prej idiotave qe drejtojne federaten