Ronaldo, Modric, Messi…, “yjet” në perëndim që presin të luajnë ndoshta Botërorin e fundit

19 Shtator 2022, 13:10Sport TEMA

Ronaldo, Modric, Messi…, “yjet” në perëndim që

Kanë mbetur më pak se dy muaj para fillimit të Kupës së Botës 2022 në Katar dhe entuziazmi po rritet ngadalë. “Yjet” më të mëdhenj në botën e futbollit do të përplasin brirët për një muaj me synimin përfundimtar për të ngritur trofeun e lakmuar në finalen e madhe të dhjetorit.

Për shumë emra të profilit të lartë, ka të ngjarë të jetë shansi i fundit për të shtuar një Kupën e Bote në palmaresin e tyre të trofeve. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric janë mes “veteranëve” që me siguri do të jenë tërhequr nga përfaqësueset respektive kur të vijë koha e turneut të radhës në vitin 2026.

Messi dhe Ronaldo bënë debutimin e tyre në Kupën e Botës në vitin 2006, “Katar 2022” do të jetë botërori i tyre i pestë.

Pavarësisht se janë ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, as Messi dhe as Ronaldo nuk kanë mundur t’i vënë duart mbi kupën e lakmuar.

Le të hedhim një vështrim mbi lojtarët “yje” që ka të ngjarë të luajnë Botërorin e tyre të fundit në Katar.

Lionel Messi (Argjentinë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2006

Pozicioni: Sulmues

 

Cristiano Ronaldo (Portugali)

Debutimi në Kupën e Botës: 2006

Pozicioni: Sulmues

 

Neymar (Brazil)

Debutimi në Kupën e Botës: 2014

Pozicioni: Sulmues

 

Robert Lewandowski (Poloni)

Debutimi në Kupën e Botës: 2018

Pozicioni: Sulmues

 

Luis Suarez (Uruguay)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Sulmues

 

Edinson Cavani (Uruguay)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Sulmues 

 

Luka Modric (Kroaci)

Debutimi në Kupën e Botës: 2006

Pozicioni: Mesfushor

 

Manuel Neuer (Gjermani)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Portier

 

Thomas Muller (Gjermani)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Sulmues

 

Dani Alves (Brazil)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

 

Thiago Silva (Brazil)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Qendërmbrojtës

 

Eden Hazard (Belgjikë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Anësor

 

Jordi Alba (Spanjë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2014

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

 

Hugo Lloris (Francë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Portier

 

Olivier Giroud (Francë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2014

Pozicioni: Sulmues 

 

Sergio Busquets (Spanjë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Mesfushor

 

Angel Di Maria (Argjentinë)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Anësor

 

Pepe (Portugali)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Qendërmbrojtës

 

Mats Hummels (Gjermani)

Debutimi në Kupën e Botës: 2014

Pozicioni: Qendërmbrojtës

 

Diego Godin (Uruguay)

Debutimi në Kupën e Botës: 2010

Pozicioni: Qendërmbrojtës

 

Yoshida (Japoni)

Debutimi në Kupën e Botës: 2014

Pozicioni: Qendërmbrojtës

Lini një Përgjigje