Fati në krahë të Asllanit: Inzagi nuk ka më justifikime, humbet edhe Brozoviçin për Romën

18 Shtator 2022, 18:03Sport TEMA

Fati në krahë të Asllanit: Inzagi nuk ka më justifikime,

Kristjan Asllani erdhi me bujë të madhe te Interi, ku fjalë të mëdha do ta shoqëronin nga anëtarë të klubit dhe specialistë të sportit.

Por, pavarësisht elozheve që i ka thurur përgjatë verës, Inzagi i ka dhënë jo më shumë 30 minuta lojë në total në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon. Trajneri i zikaltërve ka preferuar emra të tjerë në mesfushë, duke mos i dhënë hapësirën e duhur 20-vjeçarit.

Por atë që nuk e bëri me dëshirën e tij, tashmë Inzagi është i detyruar ta kryejë nga mungesat. Pas dëmtimit të Calhanoglusë, trajneri i Interit ka humbur edhe të preferuarin e tij në mesin e fushës, Brozoviçin.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë ditën e sotme në sfidën kundër Udinezes dhe humb kështu shansin për të qenë në urdhërat e Simone Inzagit për duelin e rëdësishëm kundër Romës.

Fati punon për Asllanin, pasi tashmë justifikimet për të mos i dhënë minuta kanë mbaruar. Mesfushori shqiptar u soll në Milano me një detyrë të vetme, të jetë zëvendësuesi i Brozoviçit.

Me kroatin të padisponueshëm për ndeshjen e radhës, është pikërisht Asllani ai që duhet ta nisë përballjen me Romën nga minuta e parë.

Lini një Përgjigje