Hap i madh në karrierë, mesfushori i Kombëtares prezantohet te Panathinaikosi

18 Shtator 2022, 12:22Sport TEMA

Hap i madh në karrierë, mesfushori i Kombëtares prezantohet te

Enis Çokaj u transferua në mënyrë të papritur te Panathinaikosi.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u largua nga Lokomotiva e Zagrebit për shifrën e 1.5 milionë eurove.

Zyrtarizimi erdhi mbrëmjen e djeshme nga klubi helen, që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për 4 vitet e ardhshme.

Sot, Panathinaikosi ka publikuar përmes kanalit zyrtar në “Youtube“ edhe prezantimin e Enis Çokajt.

Ky i fundit ka provuar fanellën e re që do të mbajë veshur në Greqi, duke pozuar për klubin.

Lini një Përgjigje