
Kombëtarja e Shqipërisë fillon këtë fundjavë përgatitjet për dy ndeshjet e Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës numërojnë një pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës B.
Në 24 nëntor luajmë në transfertë përballë Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë presim Islandën në “Air Albania”. Dy fitoret sjellin vendin e parë në grup, ndërkohë që trajneri italian preku disa tema të ndryshme në prononcimin për shtypin.
“Ndeshje të vështira dhe tepër të rëndësishme për fatin tonë në këtë grup. Nuk duhet të qahemi për mungesat, janë lojtarë të rëndësishme, duhet të luajmë me bindjen dhe besimin për t’ia dalë, edhe pse e dimë që është e vështirë. Duam të marrim maksimumin, duhet të besojmë deri në fund.
Gjimshiti, Kumbulla dhe Çekiçi? Çekiçi doli jashtë pas një problemi muskulor, edhe Bare ka probleme fizike pasi është rikthyer pas një kohe të gjatë. U kam kërkuar të vijnë, shpresoj të rikuperohen. Kemi qenë në kontakte të vazhdueshme. Jemi në një situatë emergjente, njësoj si ndaj Polonisë kur na munguan 7-8 lojtarë. Më vjen keq, nuk na duheshin këto dëmtime përpara këtyre dy ndeshjeve, por jemi të gjallë dhe do provojmë shanset tona.
Na mungojnë dy qendërmbrojtës, nuk kemi probleme në krahë. Hoxhallarin e shoh më shumë si anësor të majtë, edhe pse e kam menduar edhe si qendërmbrojtës të tretë. Të shohim si do jetë gjendja e gjithë lojtarëve, Hoxhallari është në listën e pritjes. Kemi edhe lojtarë si Mihaj, Veseli dhe Ajeti në mbrojtje. Edhe pse në Serie C, ky i fundit po bën mirë.
Preferoj të marr 23-24 lojtarë në total, pasi me 27 lojtarë dikush përfundon në tribunë dhe mërzitet, doja ta evitoja këtë gjë. Ky është grupi, nuk më pëlqen të bëj shumë eksperimente përpara ndeshjeve të rëndësishme.
Jemi akoma në garë për vendin e parë. Kemi lojtarë me eksperiencë. Aspekti karakterial dhe personaliteti i lojtarëve janë shumë të rëndësishme për këto dy ndeshje. Kundërshtarët i njohim, kam besim tek ekipi. Duhet shumë karakter, sidomos në Izrael”, tha Reja.
Ky Reja genjen shqiptaret se do zgjatje kontrate , komtarja jon mori rrugen per lesh qe kur la ndeshjen per Mandin e shijakut , tani plakush ngri leckat dhe hik pirdhu , e mos na raft mo rasti me mor trajner xhabaz italian , na jan veshtiros , jan me te dobet se shqiptaret vetem se bojn dhitje ndeshjes dhe xhambazlleqe me Mandin e shijakut .
Filloi dhe ky te gënjejë tani shqiptarët duke u ngjallur shpresa kot.
Hiqeni kete person qe primare ke parate e kontrates e kurgje tjeter.Ky trainier jo vetem qe nuk ka nivel per te drejtuar ekipin kombetar qe ne çdo ndeshje le shume per te deshiruar e qe fajtor per te eshte pikerisht drejtuesi i kesaj kombetareje.Ekip pa qartesi,pa pjekuri,nje ekip qe humbet topin ne takimin e dyte me te,nje ekip qe luan bjeri ti biem pa nje skeme te mirefillte!Sot çdo ekip karakterizohet nga nje element ,ne fushe e ne nuk kemi nje element qe mund te thuash se eshte futbollistik!Loje remuje,pa mesfushe,lojtare qe nuk pasojne dot topin deri ne tre here e per te mos folur per porten qe le shume per te desheruar ku sot ne futbollin modern portieri eshte lojrati efektiv i mbrojtjes nga ku fillon edhe loja me topin e tek ne ky pozicion le shume per te deshiruar pasi te tera kontaktet e topit me portierin perfundojne jashte vijes anesore.Ndaj ky trainier siç ka mbemrin eshte edhe vete reja e ekipit tone kombetar,ku mosfunksionimi i ekipit eshte direkt faji i ketij trainieri.Hidh top prit top di ta drejtoje edhe une ekipin dhe te premtoj qe kemi shanc per vendin e pare.Qe perpara ndeshjes se pare kam theksuar qe ne nuk kemi ekip per te pretenduar per vend pasi nuk kemi nje karakteristike loje ,ndoshta lojtare individ po.Ju garantoje qe ne dy ndeshjet e ardheshme maksimumi i pikeve do te jete nje pike .Deshira eshte tjeter gje dhe mundesite tjeter e ky pezmatim shtohet kur ke nje drejtues te tille si EDI Rea.