
Graham Potter po shfrytëzon kohën që ka në dispozicion për të njohur më nga afër lojtarët.
Pas largimit të Tuchel-it, pritet të ketë edhe ndryshime në hierarkinë ne lojtarëve. Një ndryshim mund të jetë ai i majës së sulmit.
“The Sun” raporton se trajnerit të ri të Chelsea-t i ka lënë mbresa në stërvitje Armando Broja.
Burime të brendshme të klubit kanë thënë për tabloidin britanik se Potter flet për potencialin dhe aftësitë e sulmuesit shqiptar për t’ju përshtatur më së miri sistemit të tij.
Me përshtypjen e bërë në stërvitje, Broja duket se po i siguron vetes një vend titullari në 11-shen e Chelsea-t, pavarësisht se pak më parë ka ardhur në skuadër një emër si Aubameyang-u.
Lini një Përgjigje