Arsenal zbret nga froni Manchester City-n, Xhaka dhuron asistin e golit të parë

18 Shtator 2022, 15:12Sport TEMA

Arsenal zbret nga froni Manchester City-n, Xhaka dhuron asistin e golit të

Arsenal nuk kushtëzohet nga humbja në Manchester duke u rikthyer në krye te klasifikimit në Premier League me një fitore bundëse 3-0 në fushën e Brentford që këtë sezon po bën mirë në Angli.

Skuadra e Michel Artetas dominoi në fushën e ekipit jugor dhe ndeshjen e nisi në dishezë për “Topçinjtë” Saliba që në minutën e 17 me një gol me kokë pas asistit perfekt të Granit Xhakës.

10 minuta më pas Gabriel Jesus dyfishoi ndërsa pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, Vieira hoqi çdo dyshim duke hipotekuar tre pikët për ekipin londinez që fshin zhgënjimin e humbjes në transfertën e Manchester United.

Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në kuotën e 18 pikëve pas 7 javëve të para ku numëron 6 fitore dhe 1 humbje, 1 pikë më shumë se Manchester City dhe Tottenham.

Lini një Përgjigje