“The Sun” ekzalton Granit Xhakën: Truri i Arsenalit. Vendimi për të mos e larguar, më i miri

19 Shtator 2022, 09:58Sport TEMA

“The Sun” ekzalton Granit Xhakën: Truri i Arsenalit. Vendimi

Tabloidi “The Sun” del publikisht në krah të Granit Xhakës, duke theksuar se lëvizja më e zgjuar e Arsenalit në merketo ishte vendimi për të mos e larguar mesfushorin me origjinë shqiptare.

Xhaka po rezulton vendimtar në ndeshjet e para të sezonit aq sa tashmë është kthyer në një nga lojtarët më të dashur të tifozerisë, ndërsa për tabloidin britanik, ai është “truri” i kësaj skuadre fantastike që ka ndërtuar Michel Arteta.

Fitorja 3-0 ndaj Brentford që rikthen londinezët në vendin e parë është frymëzuar pikërisht nga këmbët e mesfushorit që diktoi ritmin gjatë gjithë ndeshjes. 

Rilindjen e Xhakës e ka ndihmuar edhe zhvendosja e Zinchenkos në mesfushë pasi ukrainasi ia mbulon krahët në mënyrë perfekte dhe shqiptari është i lirë të mendojë më shumë për të krijuar.

“Bisedimet me Romën për transferimin e Xhakës ishin shumë pranë finalizimit në merkaton e verës dhe vendimi për të mos e larguar ishte më i miri i marrë nga Arsenali në merkaton e verës”, shkruan “The Sun” ndër të tjera.

Lini një Përgjigje