Java e shtatë në Serie A, mund të quhet edhe si java e surprizave në Itali. Katër klubet e mëdha italiane, Milan, Juventus, Inter dhe Roma, regjistruan humbje.
Skuadra e Piolit, u mposht nga Napoli 1-2, Roma nga Atalanta 0-1, Juventusi nga Monza 1-0 dhe Interi nga Udinese 3-1.
Nuk ndodhte që nga viti i largët 1955, që të katër skuadrat e mëdha italiane, të humbisnin ndeshjet në të njëjtën javë.
Një statistikë e rrallë kjo, që konfirmon se në Serie A, lufta këtë sezon pritet të jetë e madhe.
Lini një Përgjigje