“Kemi shumë shanse ta mundim Israelin”, Kristjan Asllani: Jam i ri, pres momentin tim tek Interi

20 Shtator 2022, 14:10Sport TEMA

“Kemi shumë shanse ta mundim Israelin”, Kristjan Asllani: Jam i

Në prag të ndeshjes me Izraelin, ditën e sotme në konferencën për shtyp foli edhe një nga lojtarët e momentit kuqezinj, Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares pohoi se ka durim dhe pret momentin e tij.

“Përpara është Izraeli, e pamë edhe në ndeshjen e parë që kishin lojtarë të shpejtë. Do t’i kundërpërgjigjemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Situata tek Inter – Është e vërtetë që nuk jam aktivizuar shumë, por unë jam i ri, vetëm 20 vjeç, për më tepër që në fushë është një lojtar i fortë si Brozovic. Unë kam durimin e duhur dhe po pres momentin tim.

Ndikon Kombëtarja tek Inter? – Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të kthehem tek Inter dhe nëse ndikon aktivizimi im me Kombëtaren te trajneri Inzaghi, sot jam këtu, më tej shohim. Jam profesionist, ul kokën dhe shoh përpara.”

1 Komente

  1. S
    Super Kristjan

    Talenti s'te mungon .Tani varet gjithcka ne doren tende . Do te behesh nji Kristjano Ronaldo puno e jep gjithcka ne fushe ,deri sa te kapesh majen ,lufto si Kampion te behesh i tille .Ky eshte sekreti i suksesit .Shume suksese Kristjan

    Lini një Përgjigje