PARADOKSI: Dhuna në Kukës, klubi i kërkon policisë të arrestojë fajtorin, por kompania e sigurisë ishte e Safet Gjicit

20 Shtator 2022, 15:32Sport TEMA

PARADOKSI: Dhuna në Kukës, klubi i kërkon policisë të

Kukësi u mposht dje nga Partizani 2-1 në shtëpi. Por, ngjarja e turpshme ku u godit dhe u ça në fytyrë sulmuesi kundërshtar Tedi Cara, ka marrë vëmendje të madhe. 

Verilindorët dolën dje me një reagim në kanalin zyrtar ku kërkonin falje për gjestin e tifozit të tyre si dhe i kërkonte policisë të vepronte për ta vënë në pranga.

Paradoksi është i madh, pasi në “Kukës Arena” stjuartët ishin të kompanisë “Eurogjici Security”. 

Pra, të vetë kreut të verilindorëve, Safet Gjicit. Në një moment kur forcat e sigurisë duhet të kishin vepruar për ta nxjerrë jashtë stadiumit agresorin, klubi verilindor kërkon falje dhe fton uniformat blu të marrin masat e duhura pas plagosjes së lojtarit të Partizanit.

2 Komente

  1. L
    Luli nga Maminasi

    Shume mire! Kjo eshte " dhurata" qe i kane bere qeverisjet 30 e ca vjeçare dhe FSHF-ja Shqiperise! Kane çuar futbolin ne Kukes, Peqin, Ballsh dhe ne provinca duke shkaterruar Dinamon e madhe, Kavajen e traditave, Vloren heroike, Gjirokastren e Brahos se madh Elbasanin , Korçen, Beratin, Fierin, Beratin etj. Sa mire do te ishte te mungonin njekohesisht ne Superiore Tirana, Partizani, Vllaznia!!!!

    1. MUSA

      TIRANA _VLLAZNIJA_DY KLUBET ELITARE NË HISTORINË E FUTBOLLIT SHQIPTAR 8

    Lini një Përgjigje