Igli Tare, opsioni i Juventus-it për drejtor sportiv

21 Shtator 2022, 11:55Sport TEMA

Igli Tare, opsioni i Juventus-it për drejtor sportiv

Juventus është në kërkim të një drejtori të ri sportiv pasi Federico Cherubini nuk ka bindur deri më tani.

Sipas “Calciomercato”, bardhezinjtë kanë në listë dy opsione, Gianluca Petrachi dhe Igli Tare.

Petrachi, ish-drejtori sportiv i Roma-s dhe Torino-s në fakt ka qenë emri më i lakuar nga mediat italiane të martën për të mbajtur atë post te Juventus.

Mirëpo, këtë të mërkurë duket se dhe emri i Tares ka fituar terren. Vlonjati që aktualisht është drejtor sportiv te Lazio, përfundon kontratën në verën e 2023.

Prej kohësh Juventus e ka pasur nën vëzhgim Taren dhe nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me klubin nga Torino.

1 Komente

  1. A
    Asnji befasi !

    Shqiptaret dikur udhehoqen me Gjeneralet e tyre Ushtrit Europiane . Gjithcka ne histori e jete ben ciklin e vet e perseritet . Rrespekt I.Ta

    Lini një Përgjigje