Situatë e tensionuar tek Izraeli, mbrojtësi acarohet me gazetarët: Do luajmë me Shqipërinë para 30 mijë vetave, ju merreni me mua

20 Shtator 2022, 20:04Sport TEMA

Situatë e tensionuar tek Izraeli, mbrojtësi acarohet me

Mbrojtësi i Izraelit, Eli Dassa, la Viteshen për të firmosur me Dinamon e Moskës në Rusi. Kjo zgjedhje e këtij lojtari është përfolur shumë në vendin e tij, ndërsa e ka acaruar së tepërmi. Në konferencën për shtyp, Dassa kujton se çfarë finale i pret, teksa diskutimi kryesor është ekipi i tij i ri.

“Unë jam në paqe me veten dhe me zgjedhjet e mia. Ju keni gjithmonë gjëra të këqija për të thënë. Nuk më intereson të kthehem apo mos të kthehem në Izrael. Thjesht marrë vendime profesionale, kjo më intereson.

Kemi një ndeshje kundër Shqipërisë të shtunën para 30 mijë vetave dhe ju merreni me anën time personale? Ajo që është interesante është ndeshja e së shtunës”, tha Dassa.

1 Komente

  1. Roberto

    Filluan "nga pordhet" keta Izraelitet. Kujdes kimbetarja sepse kerkojne tju vene ne gjume. Ruani qetesine dhe mos nenvleftesoni ne asnje moment loje dhe kundershtarin. Duhet fitore se ajo me De Biasin 3-0 por edhe 1-0 nuk ka problem. Boll ta fitojme ndeshjen.

    Lini një Përgjigje