Kundërshtari i mundshëm të Shqipërisë në play-off

14 Nëntor 2025, 21:42Sport TEMA
Kundërshtari i mundshëm të Shqipërisë në play-off

Analizat më të fundit të publikuara nga platforma statistikore Football Meets Data tregojnë se, nëse Shqipëria përfundon në vazon e tretë për fazën play-off të Botërorit 2026, kundërshtari më i mundshëm në gjysmëfinale do të jetë Çekia.

Sipas simulimeve të kryera deri më 13 nëntor, përballja Çeki – Shqipëri shfaqet me një probabilitet 19%, duke e renditur si njërin nga skenarët më të shpeshtë të shortit.

Gjithsesi, ky simulim vjen në rast se Shqipëria përfundon në vazon e tretë, pasi kuqezinjtë tashmë kanë shanse të përfundojnë në vazon e dytë, nëse Islanda fiton ose barazon me Ukrainën të dielën.

Football Meets Data thekson se asnjë përballje nuk mund të ketë një probabilitet më të lartë se 25%, pasi çdo ekip në play-off do të ketë katër kundërshtarë të mundshëm në short.

Shorti zyrtar pritet të jetë vendimtar për të mësuar rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit të vitit 2026.

1 Komente

  1. D
    Degelisi

    "play-off"???!!!! A nuk keni fjale shqip por perdoreni dicka ne anglisht? Kjo nuk mund te mbuloj mediokritetin dhe injorancen e shkruesit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje