Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria në vazon 3. Shorti më 13 dhjetor

22 Nëntor 2024, 18:10Sport TEMA
Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve,

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.

Vazo 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Kush do vejë bast me mu, Un them se Shqipëria kualifikohet se do ketë në grup Kroaci Rumani Shqipëri Azerbajxhan San Marino Dalim të parët në grup

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinho raku

      Ne kete grup ne nuk jemi keq se keto jane ekipe njelloj si ne . Problemi eshte qe ne nuk kemi ttajner. Ne kemi trajner budalla qe nuk e ka haberin e futbollit . Duhet karguar Sylvinjo dhe atehere ne mund te bejme orogress

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje