Legjenda Rudi Vata ka folur “pa doreza” te Panorama Sport duke dhene nje interviste te gjate dhe duke kerkuar Igli Taren ne krye te Federates per te ndryshuar gjithcka dhe afrimin e shume ish-futbollistëve apo specialistëve për të menaxhuar grupin. Ai nuk kursen kritikat.
“Ndeshjen me Çekinë, unë e kam parë me vëmendje shumë dhe prandaj po e nis që aty. Nuk kam parë në jetën time, ndeshje më të shëmtuar. Edhe çekët një skuadër shumë e shëmtuar që tentuan ta mbanin Shqipërinë nën presion dhe morën atë rezultat që morën. Goditën dy herë tranversën dhe ishin dominant.
Kjo më bën të kuptoj se skuadra si Çekia apo Ukraina, këto vazhdojnë dhe ruajnë ritmin e tyre. Janë aty gjithmonë, shumë pak përmirësohen, nuk fitojnë, por janë në Europian, Botëror. Unë kuptoj nga Ukraina që luajti pardje, gjithë lojtarët që kanë, janë produkt i shkollës ukrainase. Mudryk ka dalë prej Shakhtar Donetsk, u shit për 70-80 mln paund te Çelsi. Ndërkohë te Shqipëria, ajo që unë shoh, ne bazohemi te lojtarët që i kemi marrë nga trojet shqiptare, sërish nuk bëhemi një skuadër speciale. Me privilegjin që ka pasur Kombëtarja shqiptare, duke mbledhur këta djem, kemi arritur në këtë pikë ku jemi tani.”
Në çfarë pike është aktualisht Kombëtarja shqiptare?
“Unë di të them se sot këta futbollistë janë rritur me kushte shumë të mira. Kanë ndërtuar një mentalitet jo me inferiori. Nuk është Shqipëria që u rrit pa deodorant, shampo, pa kushte, me baltë. Shoh disa video që dalin njerëz nëpër intervista dhe thonë që kur kemi luajtur ne, jemi mundur dhe kemi dalë të fundit në grup. Dakord jam. Nuk e mohoj. E di ndjenjën e emocionit kur kam luajtur kundër Gjermanisë, e di që kam qënë gjithmonë inferior dhe nuk kam pasur askënd që të më motivojë.
Kur i kam shënuar Gjermanisë në Hanover, golin e tretë të barazimit, nuk e besoja dhe thoja a jam në ëndërr apo është e vërtetë. Si ka mundësi që Shqipëria i shënon Gjermanisë tre gola? Kjo ndjenjë nuk ekziston më sot te futbollistët e Kombëtares sepse janë rritur dhe edukuar në shkolla europiane të futbollit. Pyetja që bëj unë tani është. Mirë ne që kemi qënë në kohën e baltës dhe pa uniforma, kur trajnerët tanë janë paguar nga 600-700 maksimumi 1 mijë dollarë në muaj, Hafizi, Zhega, Bajko dhe sot kemi trajnerë që paguhen 1 milionë euro në vit, kemi futbollistë që paguhen miliona euro dhe prapë dalim të fundit.
Përse ndodh diçka e tillë?
“Në anglisht është një shprehje që thotë: “Ti je i mirë aq sa ndeshja e fundit”. A mundem unë ta vendos gishtin ku është plaga? Plagë ka gjithëandej sepse edhe energjia që ekziston në vend, është negative. Ti e shikon që një ditë përpara ndeshjes vritet një djalë i ri, i vogël, futbollist, energji negative! Emocion që të rrënqeth dhe në 12.30 vritet një djalë tjetër duke hyrë në makinë. Lajm i keq! Gjithë kjo energji negative që mblidhet dhe shkarkohet te ndeshja.
Dëgjoj që thonë se duhet larguar trajneri. Për mendimin tim, unë e shoh energjinë sesi vjen. Këta futbollistë që janë në nivel të lartë, kanë nevojë për menaxhim profesional. Nuk kanë nevojë për energji amatorësh. Në futbollin shqiptar ka djem që flasin në intervista si: Erjon Bogdani, Edmond Kapllani, Igli Tare, Bledar Kola, Arjan Peço.
Janë këta djem të rinj që kanë energji dhe mund të kontribojnë në futbollin shqiptar. Janë burra që kanë një eksperiencë dhe kanë fituar një lloj statusi me punën që kanë bërë. Nuk i shikoj që i shërbejnë futbollit shqiptar, por shikoj shumë njerëz që janë në nivele më të dobët sesa këta dhe kanë poste në FSHF. Këta figura që përmenda, nëse vihen përballë trajnerëve që janë përgjegjës për rezultatet e ekipeve kombëtare, këta nuk mund t’i gënjesh dhe t’i driblosh.
Po të kesh një Igli Tare në Federatë që të prezanton, sigurisht që është një energji tjetër. Pashë ditët e fundit se kreu i federatës maqedonase kishte dhënë dorëheqjen pasi e kualifikoi ekipin në Europian dhe së fundmi e la në vendin e parë në grup. Më erdhi mirë si shqiptar. Kurse te ne ekziston sistemi diktatorial. Edhe ky presidenti jonë nuk shkulet, sado i zoti të jetë.
Ka bërë para dhe është multimilioner dhe bravo i qoftë, por në futboll duhet punë dhe të kuptosh idenë e teknikës dhe taktikës, inteligjencë profesionale. Unë e shikoj, kam respekt për punën që ka bërë, sepse ka bërë edhe punë të mira, por kur ke ndërmend t’i thuash vetes mjaft. Edhe Ajnshtajni thoshte që kam limitet e mia.
A ishte një goditje e rëndë rrëzimi në Ligën C pas Europianit apo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe?
Pas Europianit të parë patëm prapë një zbritje. Pritshmëritë ishin për tu rritur. Edhe pas këtij Europiani, bëhen llogaritë si mund të shkojmë në Botëror. Kjo është një goditje e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet që edhe tregu nuk e pranon më. Dakord që ishim në një grup të vështirë, por duhet të tregonim vlerat e momentit, gjë të cilën nuk e bëmë. Për mua, skuadra që luajti më mirë futboll ishte Ukraina, as Gjeorgjia as Çekia. Ne u treguam prapë inferiorë, kjo më vjen keq.
Ne e filluam me inferioritet dhe është gabim i madh. Nuk po luanim me ato të Ligës A, apo nuk po luanim në Uembli, apo Madrid. T’i po luan me skuadra që janë të bllokut komunist, kanë pasur një të kaluar si ne dhe mentalitet është pak a shumë si ne.
Nuk e kuptova pse duhet të ishim aq të frikësuar sa për 30 minuta, Çekia të na mbante nën presion në shtëpinë tonë. Mendoj se e njëjta gjë po ndodh si pas Europianit të fundit, por tani është një goditje më e madhe sepse në aspektin psikologjik t’i ke pasur dy ndeshje në shtëpi dhe je 70% i favorizuar edhe me tifozët. Është një sirenë alarmi shumë e madhe, sepse ishim në një grup ku minimalisht duhet të luanim për vendin e dytë.
Si person nga jashtë dhe një ish-kapiteni, çfarë mendon se nuk shkon në skuadër?
“Po t’i analizojmë gjërat, diçka nuk shkon me grupin. Përderisa në Europian, Ismajli nuk luajti, u krijua një lloj pakënaqësie automatikisht. Pak muaj mbrapa, Ismajli është kapiteni i Kombëtares dhe lojtari më i mirë i ekipit. Tani pyetja është: Kush e kishte gabim, trajneri apo Ismajli? Broja kur vjen në Shqipëri, si ka mundësi që nuk merr minuta. Informacionet që më vijnë, më thonë se aty ka problem grupi sepse në momentin që Broja ka kulturë tjetër, i rritur në Angli, kur vjen këtu dhe i shikon gjërat shqip…
Lojtari më i mirë që ka Kombëtarja është Broja dhe me siguri koncepti i tij i të menduarit, i bisedave dhe shkrirjes me grupin, nuk është i njëjtë. Ka një hendek dhe shumë kritikojnë Brojën. Për mendimin tim, është mënyra sesi ne qasemi dhe nuk arrijmë ta menaxhojmë situatën. Po të kesh 25 lojtarë, janë 25 karaktere dhe duhet t’i menaxhosh. Energjia e pakënaqësisë është e pashmangshme. Këto janë gjëra që ndikojnë në frymën e grupit dhe një ambient të brishtë siç është Shqipëria. Historikisht ne kemi pasur përçarje.”
O Rudi nuk te eci ty per ty bere dikushi ne federate dhe tani kerkon shokun tend te ekipit ( me gjithe res[pektin qe kam patur per ju si lojtare) Asnje nga ne nuk eshte i kenaqur me kete rezultat aq me teper me renien ne nje kategori me poshte. Ndoshta edhe trajneri ka faj por kurresesi nuk duhet menduar apo ngacmuar largimi i tij nga kombetarja sepse trajner me te mire se ai nuk do ti vije kurre Shqiperise. Duhet te jete me i guximshem dhe duhet te jete me luftarak ne sulm njesoj sic luajtem para eleminatoret e europianit dhe nese do kishtim tentuar me shume dhe te luanim pa frime te pakten me Italine dhe Kroacine ne do ishim kualifikuar por futbolli i ka keto ulje ngritjet e veta. Jepini kurajo futbollistave dhe trajnerit.Kjo eshte e rendesishme. Ajo qe ndodhi nuk kthehet me.Te ecim dhe te rikuperojme sa me shpejt.
DUKA MUTI QELBI KOMBETAREN DHE DUHET TE ZBYTHET NGA FSHF DHE HETOHET NGA SPAK PER KORRUPSION TE LARTE DHE ABUZIME FINANCIARE SIDHE MANIPULIME REZULTATESH NE KAMPIONATIN SHQIPTARE . ESHTE CASTI I DUHUR I FSHIRJES SE MUTIT NGA FSHF - RUDI KA TE DREJTE
O Rudo po si mer Duka ka bo para dhe bravo i qofte?!?!?!? ca ja fut pordhes me kto gjona akoma do rrim? Me demek vidh qr se je i aft ?!?!?!? Trajneri duhet te largohet me kete humbje qe u be. Keshtu funksionon kudo. Dhe me Taren jam dakort sepse eshte i vaksinum ne Itali dhe nuk ka asgje qe mund ti ngjaj Duk alabakut.
Ha mut ha. Une fola per Silvinjon dhe nuk me intereson Duka fare sa per dijeni.E di qe eshte president dhe mund te beje c'do gje por nuk jam dakort qe Silvinjo te largohet. Pse kur fitonte te gjithe i hidheshin ne qafe ndersa tani doni ta largoni???Une nuk jam produkt i askujt o loqe por e di me mire se ty qe keta qe flasin tani kerkojne te marrin ne drejtim FSHF dhe kjo eshte normale sepse mendojne per veten e tyre dhe Duka normal qe eshte pasuruar aty dhe po vazhdon ta beje nje gje te tille. Harram e paste qe i con gjerat deri ne kete pike.
Bukur!Analize shteruese!Po s'pashe asnje ide si mund te zgjidhet situata!
????
Igli Tare te bëhet president i federates te fudbollit te Serbisë pasi shprehu deshiren ta kishte shkjaun dhënder Sipas Igli shkjaut shqiptaret nuk kan kulturë as edukatë dhe i pelqejnë shkavellat e Shkinisë Marri i qoftë Turpi e mbuloftë
Igli Tare te bëhet president i federates te fudbollit te Serbisë pasi shprehu deshiren ta kishte shkjaun dhënder Sipas Igli shkjaut shqiptaret nuk kan kulturë as edukatë dhe i pelqejnë shkavellat e Shkinisë Marri i qoftë Turpi e mbuloftë
Mjaft o karrrrrr mjaft nuk ka askush skrupuj ne sport hidhu komento andej nga politika Tare eshte shembulli se si nje sportist me aftesite e tij mund te beje karriere te sukseshme ne cdo vend kur eshte I zoti. Mendja jote prej debili kapet mbas nje thenie per nje lojtar per karakterin e tij qe ne kete rast cilesite individuals bejne dallimin dhe jo kombesia se ja per shembull ti je shume patriot por si njeri je mut muti ky eshte ndryshimi.
Nuk marre persiper te komentoj se cfare thote jane thene te gjitha jo vetem ky por dhe ishat e tjere si ne korr kush e kush ne na thote dicka qe se ka thene shoku tjeter I armeve. Eshte normale qe te kritikoj kushdo sipas gjykimit te tij mund te kete rezerva per lojen formacionin menyren si mbron si nderton dhe plot te tjera dhe e drejta me e madhe ju takon ketyre qe kane qene pjese kombetares pra futbollit por ajo qe mua me acaron eshte se keta hiqen sikur I dine te gjitha dhe nuk len shteg ne dijet e tyre. Gjithe ajo cfare ne komentojme eshte subjektive I perket anes emocionale sepse vendos tjeter kush qe jo se eshte I pagabueshem por I sheh dhe stervit kur jane ne grumbullim apo kur luajne ne kampionatet perkatese dhe eshte gjithe ai staf ku perqindja dhe marzhi I gabimit nuk eshte kaq sa ne komentojme pra dua te them qe kaq jane mundesite tona ecuria jone me teper do varet nga fati sesa nga aftesite tona me nje ose dy lojtare elite nuk mund te kesh pritshmeri gjithe te tjeret luajne ne ekipe te dores dyte plus qe kemi nje kampionat sa per te thene me nje nivel shikueshmerie te mjerueshem pra skemi nje baze vendore. Kushdo qe te vine do te kete te njejtat probleme dhe ecurie te huajt jane me te sigurte ketu eshte dallimi.
808, shikoj shume komente qe nuk me pelqejne ashtu si nuk me pelqyen dy ndeshjet e fundit te Kombetares dhe akoma presidenti ose mbreti Duka, valle ku jemi ne monarki apo ne demokraci, akoma me pallton e Ahmet Zogut do drejtojme futbollin sot kur kane kaluar 100 vite nga mbreteria.... Hapni rrugen te vijne te rinjte te drejtojne shtepive e futbollit sepse eshte federata brenda korrupsion i gjalle. Te vijne ata qe kane derdhur djersen ne futbolli, Tare, Vata, Cana, Demollari, Kushta, Zmijani etj etj. Suksese kombetares ne te ardhmen shpresoj dite me te mira do vijne per futbollin Shqiptar.