Lajm në Gjermani: Vdiq njeriu që sulmoi me thikë tenisten serbe Monika Selesh

22 Prill 2023, 14:00Sport TEMA

Lajm në Gjermani: Vdiq njeriu që sulmoi me thikë tenisten serbe

Gjermani ishte një fans i madh i Steffi Graf dhe nuk mund të duronte që Seles të rrëzonte atletin e tij të preferuar nga renditja nr 1 në botë – Sulmi ndodhi në një turne në Hamburg.

Pas pak ditësh do të bëhen 30 vjet që kur Monica Seles u sulmua me një thikë 23 cm në shpinë gjatë ndeshjes së saj në një turne tenisi në Hamburg të Gjermanisë.

Autori i krimit ishte gjermani Gander Partz, një fans fanatik i Steffi Grafit, e cila për disa vite ishte rivale e ashpër e Seles, ndërsa urrente edhe serbët (Seles ka lindur në Novi Sad).

Ngjarja ndodhi më 30 prill 1993, gjatë ndeshjes së Seles me Maleevën. Seles nuk kishte mbushur ende 20 vjeçe, por në vitin 1991 ajo ishte ngjitur në numrin 1 të renditjes botërore.

Për të arritur numrin 1, ajo rrëzoi gjermanen Steffi Graf, e cila kishte qenë aty, në majë, që nga viti 1987 dhe për 186 javë rresht. Në karrierën e saj ajo fitoi 9 Grand Slam dhe ishte më e mira e tenisit femëror në ato vite.

Partz e urrente Seles sepse ajo e rrëzoi Grafin nga lart dhe gjatë pushimit dhe ndërsa ajo ishte në pankinë, ai shkoi pas saj dhe e goditi me thikë. Ky burrë, sipas publikimit të sotëm të Bild, ka vdekur; jo tani por në gusht të vitit 2022.

Raportohet se ai vdiq në moshën 68-vjeçare dhe jetoi për 14 vjet në një shtëpi pleqsh në Gjermani. Vitet e fundit ai kishte probleme me lëvizjen dhe kujdesej nga motra e tij që ishte përgjegjëse për shtëpinë.

Pas dy proceseve gjyqësore, ai u dënua me dy vjet liri me kusht. Megjithatë, ai qëndroi në burg vetëm për muajt midis sulmit dhe dënimit të tij më 13 tetor 1993.

“Unë jam një fans i madh i Steffi Graf. Unë i kam dërguar nënës së saj 100 marka disa herë për të blerë lule për ditëlindjen e saj. Në vitin 1990, kur Steffi ishte nr. 1 dhe humbi në finalen e German Open nga Seles, bota dukej se po shembej rreth meje. Kështu që vendosa ta ndëshkoj Seles. Nuk e godita me gjithë forcën time. Nuk doja ta vrisja por ta lëndoja. Ajo nuk do të ishte më kurrë në renditje përballë Stefit tim”, do thoshte ai në gjyq.

Seles u trondit pas sulmit dhe u dërgua në spital ku e vizitoi edhe Steffi Graf. “Nuk e dija saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Papritur e kisha të vështirë të merrja frymë dhe ndjeva një dhimbje të tmerrshme në shpinë”, do thoshte ajo atë kohë.

Seles mbart edhe sot trauma psikologjike dhe sulmi në atë kohë përkoi me trajtimet me kimioterapi të babait të saj, i cili ishte diagnostikuar me kancer.

Seles nuk luajti tenis për dy vjet për shkak të sulmit dhe më vonë pranoi se ishte në depresion dhe hante vazhdimisht. Amerikanja me origjinë serbe nuk luajti më në Gjermani pas sulmit.

Pas sulmit ajo fitoi vetëm një Grand Slam (1996 Australian Open) dhe bronzin në Lojërat Olimpike të 1996 dhe u kthye për disa javë në numrin 1.

“Më ndryshoi karrierën dhe më shkatërroi shpirtin. Më bëri një person tjetër”, ka shkruar Seles në autobiografinë e saj.

Në kohën e sulmit, një grup nga Australia kishte bërë një këngë të quajtur “Fly Monica Fly” dhe ia dërgoi asaj për t’i uruar një kthim të sigurt.

6 Komente

  1. E
    Enio

    Monika Seles nuk ishte serbe, por Hungareze e cila perfaqesoi ish jugosllavine dhe me pas SHBA. Gazetare diletante te Tema-s

    Përgjigjjuni
    1. x
      xy

      Enio! Ajo eshte me origjin nga Novisad i vojvodines krahin serbe me popullsi(minoritet) hungarez dhe mbase eshte bij e ketij minoriteti, por ishte shtetase jugosllave dhe jo hungareze. Komenti jote ka tendenca nacionaliste, do kisha deshir te me tregoje 1- Migjeni ç'fare nac. ka patur qe ne mbajme per shqiptar, 2- Mujo Ulqinaku (hero) 3- Vojo Kushi (hero) 4- Vasil Shanto (hero) 5- Jodan Misija (hero) 6- Branko Kadia (hero) ç'fare nac. kane, dhe e fundit nene Tereza arumune e lindur ne lagjen e arumuneve te shkupit ne e quajm shqiptare e madhe, e pse ajo nuk dinte asnje fjale shqipe kurse maqedonishten e fliste rjedhshem, ka dhe te tjera por po e mbyll me kaq.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hungareze e ish Jugosllavisë

        Gonxhe Bojaxhiu ishte shqiptare etnike. Arumunët janë ortodoks. Jordani e Branko janë ndoshta malazezë sikurse Vojo, emra tipik serbomalazezë. Monika Selesh ishte hungareze me shtetësi jugosllave. Nuk mund ti thuhet serbe.

        Përgjigjjuni
    2. I
      Ivan

      Seles eshte hungareze e Vojvodines dhe nuk kane pas asnjehere maredhenie te mira me serbet . Gjithsesi Seles ishte e siguruar dhe mori nga siguracionet shume me teper para se do ti merte nga aktiviteti tenistik . Ekonomikusht i doli shum me mire

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjermani qe e goditi me thik e dinte Serbe !

        Paska vdekur nga marazi qe s'e vrau dot

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jugosllave me etni hungareze

          Gjermani e dinte për jugosllave.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje