Pep Guardiola: Milan ndryshon shumë në Europë, më kujtohen Maldini me shokë

21 Prill 2023, 12:11Sport TEMA

Pep Guardiola: Milan ndryshon shumë në Europë, më kujtohen

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur së fundmi për derbin e afërt të Champions League ndërmjet Interit dhe Milanit, duke u zgjatur veçanërisht për “kuqezinjtë” e Italisë.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, Guardiola u shpreh se ecuria e Milanit në arenën europiane është ndryshe nga ajo në kampionat.

“Jo, nuk është çudi, futbolli italian është në rritje. Napoli është shumë përpara në kampionat në krahasim me Milanin, dhe njerëzit besojnë se në Champions është e njëjta gjë. 

Por në vend të kësaj, Milani ndryshon çipin në Evropë. Më kujtohen Arrigo Saçhi, Fabio Capello, Franco Baresi, Paolo Maldini, Costacurta… Shkurtimisht, ata janë histori… Dhe kjo ka rëndësi. Kjo është arsyeja pse këto ekipe janë kaq të forta”-deklaroi ai.

2 Komente

  1. T
    Trotski

    Megjithate Fiton M.City me Gjigandin Haaland

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      Cfare kujtese fenomenale qe ka....po Interi i Mourinjos nuk te kujtohet o Pep Suma? Apo harrova.. ate e ke si film horror....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje