Çmenduria e portierit të Kosovës, 10 mijë euro bakshish kamerieres

20 Prill 2023, 19:30Sport TEMA

Çmenduria e portierit të Kosovës, 10 mijë euro bakshish

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, i njohur edhe si Aro Muric, ka bërë bujë me bëmën e tij të fundit.

Portieri i Burnley-t i ka lënë 10 mijë euro bakshish një kameriereje të një lokali në Mynih.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të arrihej promovimi i Burnley-t në Premier League.

Skuadra e Vincent Kompany vulosi ngjitjen automatike në Premier League pas fitores 2-1 jashtë fushe kundër Middlesbrough.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, portieri shqiptar i skuadrës angleze ka shpenzuar një shumë afër 36 mijë euro pasi kishte porositur 40 shishe shampanjë Dom Perignon, 10 shishe shampanjë Armand de Brignac, katër shishe Moet & Chandon Nectar, një tjetër shampanjë demi-sek dhe disa shishe Chivas Regal.

Përfituesja e atij bakshishi zbuloi në mediat gjermane se “Muric ftoi të gjithë personelin e shërbimit, madje edhe sanitaren e tualetit për t’i qerasur”.

Përveç kësaj, kamerierja komentoi se “ai ishte një mysafir shumë i këndshëm, krijoi një atmosferë të mrekullueshme”.

Aro Muric nënshkroi me Burnley-n në verë për 2.5 milionë euro, që shkuan në arkat e City-t.

3 Komente

  1. F
    Fatos

    Idiot, vk. Si gjithë ata që fitojnë shuma skandaloze, ashtu I lënë si I marrin, hapen bythësh.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Po t’i kishte bere dhurate diku ne Kosovë do mbahej mend gjatë dhe do ta falenderonin me zemër. Aty në Mynih duket sikur e ka bërë këtë veprim për me shit mend.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Parate e tij i ka e mund te beje c’te doje .cudi e madhe me ju iu dhimbsen paret e tjetrit .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje