Kumbulla drejt largimit, Roma gjen zëvendësuesin

19 Prill 2023, 18:45Sport TEMA

Kumbulla drejt largimit, Roma gjen zëvendësuesin

Marash Kumbulla po kalon një sezon të vështirë te Roma, aty ku hapësirat kanë qenë të pakta.

Duke parë situatën e krijuar, me shumë mundësi mbrojtësi shqiptar do të ndryshojë skuadër. Kumbulla është kthyer në një alternativë e pestë për trajnerin Mourinho dhe largimi duket i pashmangshëm.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Roma ka gjetur edhe zëvendësuesin për Kumbullën. Bëhet e ditur se është arritur marrëveshja mes mbrojtësin holandez, Van Den Berg.

19-vjeçari pritet të zbarkojë në Itali në ditët e ardhshme, për të kryer vizitat mjekësore.

Lini një Përgjigje