Bylis fiton derbin dhe shpreson te mbijetesa, Kastrioti drejt Kategorisë së Parë

19 Prill 2023, 16:59Sport TEMA

Bylis fiton derbin dhe shpreson te mbijetesa, Kastrioti drejt Kategorisë

Bylisi ka marrë një trepikësh të artë në Elbasan, në sfidën e prapambetur të javës së 28-të përballë Kastriotit.

Krutanët luajnë thuajse gjatë gjithë takimit me një lojtar më pak, pasi Kodra largohet me karton të kuq në minutën e 6-të.

Përfitojnë ballshiotët që zhbllokojnë sfidën me Kaçorin, ndërsa Santos shënon golin e dytë nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë. 

Pavarësisht përpjekjeve nga të dy skuadrat, nuk ndryshon më fati i kësaj sfide. 

Bylisi merr një fitore të artë përballë një rivali direkt dhe rrit ndjeshëm shanset për mbijetesë, komplikohet situata për Kastriotin, që mbetet në vendin e fundit, 7 pikë larg Teutës (skuadra që aktualisht qëndron në zonën Play Out).  

Lini një Përgjigje