
Mesfushori i Realit të Madridit, Federico Valverde mund të dënohet deri në 12 ndeshje pezullim për goditjen me grusht të futbollistit të Villareal, Alex Baena, pas sherrit të ndodhur në parkimin e stadiumit.
Uruguaiani duket se do t’i shpëtonte një dënimi të mundshëm për shkak se as lojtari dhe klubi i Villareal nuk e kanë raportuar çështjen te federata spanjolle, pavarësisht se për ditë me radhë sherri mes dy lojtarëve bëri bujë në mediat botërore.
Megjithatë, sipas The Athletic, komiteti i garave i Federatës spanjolle – i cili është një organ i pavarur disiplinor – do të nisë nga puna për të hetuar këtë çështje, dhe tani 24-vjeçari rrezikon shumë.
Lini një Përgjigje