Po shkëlqen në Ukrainë, Seferi drejt transferimit te skuadra gjermane

18 Prill 2023, 14:35Sport TEMA

Po shkëlqen në Ukrainë, Seferi drejt transferimit te skuadra

Taulant Seferi mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer me Vorskla në Ukrainë dhe pritet të vazhdojë karrierën në Gjermani.

Sipas asaj që raportojnë mediat ukrainase, interes për Seferin ka shfaqur klubi gjerman, Paderborn.

Palët kanë pasur kontakte mes tyre, por ende Vorskla nuk ka marrë një vendim për sulmuesin shqiptar, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.  

Lini një Përgjigje