Ancelotti dyfish i lumtur: Real-Milan do të ishte finalja ideale

19 Prill 2023, 10:22Sport TEMA

Ancelotti dyfish i lumtur: Real-Milan do të ishte finalja ideale

Real Madrid dhe Milan janë dy skuadrat e para gjysmëfinalistë në Champions League. Trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Carlo Ancelotti u ndal edhe te rikthimi i kuqezinjve italianë mes katër më të mirëve në Europë pas 16 vitesh.

Ancelotti ndihet i lumtur, pasi një pjesë e zemrës së tij i takon Milanit. “Arritje e madhe e Milanit, komplimente klubit dhe Maldinit. Por duhet komplimentuar edhe Napoli.

Kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe do fitojnë titullin me meritë. Ata kanë qenë skuadra më e mirë italiane e këtij sezoni.  

Do të ishte ideale të përballeshim me Milanin në finale, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Historia në këtë kompeticion ka rëndësi të madhe.

Pesha e fanellës ndikon, nuk është rastësi që Reali dhe Milani janë skuadrat që kanë fituar më shumë Champions League. Fitorja ndaj Chelsea? Vuajtëm, por na shpëtoi Courtois në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Ishim shumë të rrezikshëm në daljet në kundërsulme”, deklaroi Ancelotti pas suksesit 0-2 në “Stamford Bridge”, i njëjti rezultat me të cilin “Los Blancos” fituan edhe në “Santiago Bernabeu”.

Lini një Përgjigje