“Mourinho te PSG? I duhuri! Ai është i çmendur, nuk ka frikë askënd”

19 Prill 2023, 17:42Sport TEMA

“Mourinho te PSG? I duhuri! Ai është i çmendur, nuk ka

Jose Mourinho është një nga kandidatët për t’u ulur në stolin e PSG-së duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ide që i pëlqen shumë Christophe Dugarry, ish-sulmuesit francez.

“Mourinho me çmendurinë dhe egon e tij të pakufishme nuk do të ketë frikë nga askush. Ai duhet të futet në dhomat e zhveshjes, të marrë dy lojtarët më të fortë dhe t’i zbresë me këmbë në tokë.

Dhe duhet t’i lërë mënjanë të dy për një muaj. Neymar as nuk duhet ta fusë fare në fushë për një farë periudhe. Të paktën gjërat do të jenë të qarta, të pastra dhe të sakta”.

PSG dështoi sërish në Champions League, kompeticion që nuk e ka fituar kurrë. Christophe Galtier do të shkarkohet në fundin e sezonit dhe “Special One” shihet si “komandanti” i duhur i një grupi plot yje të llastuar.

Pavarësisht kualitetit dhe potencialit të madh që zotëron, PSG ende nuk është kthyer në një skuadër të fortë dhe fituese në Europë.

1 Komente

  1. T
    Tifos

    Dugarry sa gomar qe je gjynah qe ke luajtur me Francen.E para ai trajner nuk ka me se cfare te jape eshte i shterur ne ide,e dyta nuk mund te tregosh autoritet ne nje grup qe ska probleme disipline por vetem menaxhimi dhe kompaktesimi.Mangesia me e madhe eshte qe nuk ka grup por individe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje