
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të thërrasë më datë 12 maj 2023 mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë.
Në Asamble do të diskutohen raporti i aktivitetit të FSHF për vitin 2022, raporti financiar, që përfshin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilanci për vitin e kaluar.
Gjithashtu do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin financiar 2023 si edhe do të diskutohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e futbollit, projekte apo edhe tema të tjera.
Kujtojmë që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ndodhet në një kaos total me njerëz që janë përpara drejtësisë.
Zv.presidenti i FSHF-së njëherësh dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv Arben Dervishaj ndodhet në burg, ndërsa anëtari tjetër Abdyl Kuriu është drejt burgut duke u përballur me drejtësinë për akuzat e falsifikimeve të notave.
Për të dy këta personazhe që drejtësia i ka marrë në dorë, FSHF-ja e Dukës nuk ka bërë asnjë reagim duke i marrë në mbrojtje, pavarsisht korrupsionit që kanë kryer.
allah allah kur ka ma marr fund njiher ner shqiptaresh kjo poshtersi