Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Chelsea-n, Armando Broja nis stërvitjen individuale

20 Prill 2023, 11:21Sport TEMA

Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Chelsea-n, Armando Broja nis

Armando Broja ka nisur stërvitjen individuale pas rreth katër muajsh.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë sulmuesi shqiptar i Chelsea-t në një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në palestër, ndërsa shkruan: “Rekuperimi”.

Broja është jashtë fushës së blertë që nga 11 dhjetori i 2022-shit, ndërsa u dëmtua në minutën e 25-të të ndeshjes miqësore së Chelsea-t me Aston Villa-n, ku këputi ligamentin e gjurit.

Ende nuk dihet se kur do jetë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë, por rinisja e stërvitjes është një lajm i mirë.

3 Komente

  1. a
    arsyeja

    lexoja tek nje gazete qe broja do te fitoje topin e arte deshta te di cfar ka fituar ky qe te jete pretendent apo paguan gazetaret per te shkruar budallalleqe ndshta ska faj por si broja ka me mijera lojtar qe nuk arrijne te lozin ne kategorite superjore ky as nuk din te luaj futboll ka fizik e boll as nje gje ma shume bejani qefin se eshte i ri por gabim me fluturu me presh .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Kane shpresa te medha te ky si shpetimtar i memedheut por fakti qe ka sukses me klub nuk do te thote domodoshmerisht sukses edhe me kombetaren .futbolli eshte loje kolektive .Salah dhe halaand jane sulmuesit me te mire te planetit por novegjia dhe egjipti s’kane arritur ndonje sukses te madh .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bk

        Broja eshte lojtar qe te jep shprese dhe per Shqiperine shume i rendesishem. Ai nuk tha qe une jam per topin e arte, por do te luftoj pse jo edhe per te. Eshte mire te kete ambicje, eshte i ri dhe e do vendin e tij. T'i urojme fillimisht rikuperim te shpejte per vete ate por edhe per Kombetaren.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje