Del Piero: Haaland i paarritshëm, numri 9 ka tashmë një “pronar” të denjë

20 Prill 2023, 10:52Sport TEMA

Del Piero: Haaland i paarritshëm, numri 9 ka tashmë një

Alessandro Del Piero foli për Erling Haaland, sulmuesin e Manchester City-t pas kualifikimit të anglezëve në gjysmëfinale të Champions League pas fitores ndaj Bayern Munich, me rezultatin e përgjithshëm 1-4.

Haaland realizoi golin e 35 në 27 ndeshje, statistikë që sipas Del Piero është për t’u admiruar.

Kur Haaland lindi, lindi diçka e veçantë, ai ridizajnoi numrin nëntë. Ne ishim mësuar me sulmues të mëdhenj që nuk ishin shumë të lëvizshëm dhe të shpejtë. 

Van Basten i ktheu ata përmbys, ai ishte futbollisti i parë që bëri gjithçka. Haaland nuk bën gjithçka, nuk ka teknikën e Van Bastenit, por ai ka fuqinë e Gullit. 

Ai ka një vendosmëri të jashtëzakonshme, ai do të rishkruajë shumë rekorde për mendimin tim, ai është në një ekip që i jep atij një shans për të shënuar shumë më tepër. 

Është mirë ta shoh atë duke luajtur“-tha ish-futbollisti italian.

Lini një Përgjigje