Lara Colturi renditet e dyta në Botërorin e Skive në Slloveni

4 Janar 2025, 15:39Sport TEMA
Lara Colturi renditet e dyta në Botërorin e Skive në Slloveni

Lara Colturi e ka nisur vitin 2025 aty ku e kishte lënë vitin e kaluar. Një rezultat brilant i saj në vendin e dytë në Kupën e Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë në Giant Slalom.

Ky është podiumi i dytë në karrierë për 18-vjeçaren, pas atij të Gurgl në Austri. Nesër është një garë e re për Larën në Kranjska Gora në Slalom, në të cilin shpreson një tjetër podium.

Garën e sotme ndërkohë e fitoi kampionia olimpike në GS Sara Hector.

18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi, duke lënë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive. 

Lini një Përgjigje