“Lojën e Partizanit nuk e bën askush në Shqipëri”, Xhuliano Skuka: Një ditë dua të luaj me Barcelonën

5 Mars 2023, 13:50Sport TEMA

“Lojën e Partizanit nuk e bën askush në


Xhuliano Skuka ishte i ftuar në një lidhje Skype në Oversport.

Sulmuesi foli mbi gjendjen e Partizanit dhe njëkohësisht për ambientimin te Metz.

Trajneri i ekipit francez ka zgjedhur që sulmuesi ta nis nga stoli në të gjitha rastet, pasi ka ende punë përpara për të bërë. Ndërkohë vetë Skuka sheh larg dhe kërkon që një ditë të luajë me Barcelonën.

“Jam ambientuar shpejt këtu, gjuha ma ka lehtësuar punën. Doja të shënoja në debutim, por fati nuk ishte me mua. Duhet të përmirësohem.

I kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Partizanit. Kur isha unë ishte krijuar e gjithë loja rreth meje, tani ka një boshllëk. Këtu te Metz është e vështirë, u transferova në janar dhe ekipi është ndërtuar.

Nuk jam në formën time më të mirë, por shumë shpejt do të bëhem i rëndësishëm për ekipin. Luhatjet e Partizanit? Mesa kam parë unë, lojën që e bën Partizani nuk e bën askush në Shqipëri. Duhet të ketë një 9 që të garantoj gola. Objektivi im? Do të doja të luaja në shumë ekipe të mëdha, pse jo te Barcelona, meqë jam edhe tifoz”, tha Skuka. 

1 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Ha ha ha ha ha edhe une dua te luaj nje dite me barcen por eshte e pamundur!Ne radhe te pare duhet te jesh supertalent dhe tejet i perkushtuar!Barca sot po djeg Ansu Fatin supertalentin qe e ka nxjerre kjo shkolle .Megjitha te enderosh eshte diçka e bukur edhe sikur ta shikosh kete ender duke fjetur !Zhvillimi njerezor sot ka bere te mundur qe te shkosh ne Hene dhe te kthehesh per nje minute prape!Do pyes ndokush qe s'ka mundesi ta kete provuar !pergjigjia:Me mend ,mund te shkosh dhe te kthehesh per nje minute.Edhe ketij djaloshi Xhuliano qe luan me Metz ,mund ti plotesohet kjo ender pasi me nr.11 luan Ferran Tores eshte me te njejtat karakteristika si te nje futbollisti Shqipetar qe vrapon kot !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje