Partizani nën epokën e Gaz Demit: Të kuqtë janë dominues në derbi përballë Tiranës

4 Mars 2023, 20:46Sport TEMA

Partizani nën epokën e Gaz Demit: Të kuqtë janë


Partizani dhe Tirana do të përballen këtë të hënë me njëra tjetrën, në një sfidë ku spektakli dhe emocionet janë të garantuara.

Ky është dueli i 169- të mes dy ekipeve të kryeqytetit që është dhe krye ndeshja e kampionatit shqiptar.

Në një analizë të këtyre 10- viteve të fundit ku Partizani është drejtuar nga presidenti Gaz Demi, i cili e mori këtë klub me vetëm një stem dhe sot është ekipi më i sukseshëm shqiptar dhe që ka bërë një ndër komplekset sportive më moderene në ballkan, klubi i kuq ka qenë dominues në ndeshjet përballë bardhebluve.

Në 33 përballjet e fundit mes tyre, ekipi i Partizanit është dukshëm më triumfues përballë Trianës.

“Demat e kuq”, gjatë 10- viteve të fundit kanë rregjistruar plot 14 fitore, ku 12 kane qenë barazime dhe vetëm 7 triumfe nga ana e Tiranës.

Një bilanc dyfish pozitiv për të kuqtë, të cilët e kanë pasur kryeqytetin në anën e tyre.

Madje përgjatë 5- viteve rresht, derbi ka qenë totalisht nën zotërimin e Partizanit, ku u desh viti 2019, që Tirana të merrte një rezultat pozitiv.

Kjo dominancë e Partizanit ka një meritë të presidencës së kuqe që fal investimeve të numrit një Gaz Demit, iu rikthye lavdia.

Edhe ndeshja e fundit e këtij kampionati, fitorja i takon Partizanit me super golin e Xhuliano Skukës, ndërsa të hënën është dueli i radhës ku pritet me mjaft emicion nga të gjitha kampet dhe tifozeritë.

2 Komente

  1. P
    Partizani Fiton 3-1 keni me pa

    Partizani 3 : Tirona 1

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Është shumë e vështirë të krahasohet me Partizanin e Pano, Shllaku, Ziu,Bajko, Muhedini, Safet Berisha,Bizi, emra futbollistësh që kanë qenë veshur fanellën e ekipit kombëtar. Shpresoj se cilësia e lojës në ngritje do e ballafaqojë Partizanin e Gaz Demit në edicionet evropiane të futbollit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje