
Atletja Luiza Gega ja doli mbrëmjen e djeshme të shpallet kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, duke bërë të mundur kështu të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momentet magjike të atletes pas përfundimit të garës, teksa atletja Gega e kishte të pamundur të mbante lotët dhe të fshihte emocionet.
“Mirëmëngjesi dhe me këto momente historike të dhuruara nga një kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe qysh mbrëmë edhe kampione e Europës, ju uroj një të diel të bukur”, u shpreh Rama.
Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që u mbajt në Mynih.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.
Ajo mori kryesimin në garë që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet. Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Yuliya Zaripova.
Bravo Luiza, na ben krenar per te gjitha arritjet e tua! Nderove flamurin tone, ky eshte patriotizemi jo llofet e bukura, te jemi mirenjohes
Bravo!Keto vajza dhe te rinj duhet mbizoterojne ne jete sociale dhe shtyp.Ka nevoje per shembuj dhe modele.Na nxite me shembuj negative modelesh,kengetaresh fallc Dubai apo rrugacesh Kjo atlete e madhe nuk ndihet ,perpiqet mundohet me stervitje ne kushte primiive,sepse dhe nje piste vrapi te St.Qemal Stafa ky lugati e ktheu kulle
Është e dëmëshme për zemrën një sport intensif. Shembull i keq për sportistët e arrdhshëm të ndryshëm.
Dibra
Krenari kombetare! Te gjithe Dibranet ne Dibren e Madhe
BRAVO LUIZA GEGA… EMRI YT, DO SHKRUHET ME GERMA TE ARTA, NE HISTORINE E SPORTIT SHQIPTAR…
Prit një herë...të dalë përfundimi testimit për doping! Ja morëm dorën " kampionëve" që pas një muaji nuk janë më të tillë...