Fiks Fare udhëtoi në Lushnje, në “kryeqytetin” e futbollit.
Jo për nga niveli i skuadrës lokale, e cila militon në kategorinë e parë, por për rezidencën e disa futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, duke përfshirë edhe trajnerin Silvinjo.
Përveç Silvinjos, pasaportizim kanë edhe të gjithë ndihmësit e Silvinjos, të cilët janë bërë “Lushnjarë”. Fiksi ka mësuar se Silvinho, stafi dhe disa futbollistë, janë pajisur me pasaportë pas dekretit të presidentit Bajram Begaj, në muajin dhjetor 2023. Sërish në atë kohë, pati një ceremoni për ti dhënë dekretin. Procedura u bë për personalitete të spikatura në fushën e sportit, të cilët e marrin pasaportën pa iu nënshtruar disa kushteve.
Disa muaj më vonë, në maj të vitit 2024, trajneri dhe stafi shkuan në Lushnje ku u pritën nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, dhe nga deputeti Taulant Balla. Ata u pajisën me pasaportë në rajonin Nr.1 në Lushnje, në lagjen “Çlirimi”.
Fiksi shkoi në Gjendjen Civile në Lushnje, ku pyeti punonjësen. Ajo tha se procedura për t’u pajisur me pasaportë erdhi vetëm pasi atje shkoi dekreti i Presidentit. Gazetarët e pyetën se ku i kanë adresat dhe a jetojnë në Lushnje. Ajo tha se janë bërë kontrata qiraje dhe jetojnë në rrugën me Palma, te pallati i Bujar Liçkës.
Grupi i Fiks Fare shkon në pallatin me numër 35, ku kanë adresën futbollistët. Gazetarët marrim në telefon administratorin e pallatit, i cili thotë se do ta lërë atë punë pasi asnjëri prej banorëve nuk paguan detyrimet. E pyesin nëse futbollistët i paguajnë, ndërsa thotë se “s’kam parë njeri atje”. Ai thotë se është vendosur administrator pasi më parë ka qenë inxhinieri i pallatit.
Fiksi shkon te Klubi i Futbollit të Lushnjes, ku intervistojnë Marjus Liçkën, i cili është administrator i ekipit. Ai pranon se është marrë personalisht me kontratat e qirasë, ku trajneri dhe stafi janë banorë të Lushnjes. “Ma kërkoi një njeriu im në FSHF. E dinte që babai im kishte apartamente në Lushnje dhe mund t’ia bëja me shpejtësi. Kontratat janë bërë të rregullta” thotë Marjusi.
Fiksi e pyeti nëse Silvinjo, stafi i tij apo futbollistë të tjerë, kanë jetuar ndonjë ditë në ato apartamente. “Jo, s’kanë jetuar. Janë bërë thjesht për dokumente, në ato apartamente qëndrojnë persona të tjerë, klientë të një klinike dentare që është përballë” thotë Marjusi. Ai shton se ka bërë shumë kontrata, edhe për futbollistë të U21 apo të ekipit të femrave, por asnjë s’ka jetuar qoftë një ditë në Lushnje.
Ndërkohë, një tjetër lajm i bujshëm ishte pajisja me pasaportë shqiptare i futbollistit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili në verën që sapo lamë pas u transferua nga ekipi i Lilë në Francë te Juventusi, në Itali.
Fiksi e pyeti Drejtorinë e përgjithshme të Gjendjes Civile për procedurat e ndjekura. Në përgjigje, kjo drejtori shkruan se Zhegrova e ka fituar shtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit në datë 22 gusht 2025, botuar në fletoren zyrtare në datën 26 gusht 2025.
Veprimet e regjistrimit nga zyra e gjendjes civile, në Njësinë Administrative nr. 2, Bashkia Tiranë, janë kryer më datë 22 gusht. Më datë 25 gusht, ky shtetas rezulton të jetë pajisur me dokumente biometrikë, letërnjoftim dhe pasaportë”.
Pra, para se dekreti të botohej në Fletoren Zyrtare, Edon Zhegrova mori pasaportën!
Fiksit po i mbarojnë subjektet dhe objektet që meret me këto?! Sa lushnjarë, beratas….madje edhe noka e mziu nuk jetojnë në kukës e dibër ku u ka rënë koka, e jo më Silvinho!
Cfar ka zbuluar fiksi ketu? A po nje mut qe ta hane vete si staf.
...e meritojne ta hane ate qe u takes!
Hall i madh! Është normale që Filipit t’i ketë rënë pak shikueshmëria, mosha bën të vetën, por Fiksi ynë i dashur -që kur ka ra në dorë të Jul Dedës, që më shumë të bën të zgërdhihesh si të qeshësh, -po çfiksohet.
Fiksi normal ka zbuluar shume gjera, qe ka ndimuar njerez qe kane patur hall dhe probleme qe vete nuk kane mundur ti zgjidhin....por kjo nuk do te thote qe te kete gjithmone suksese.. do ja futi dhe nganjhere kote ! se do mbushi programet dhe klikimet ! por dhe ne kete raste ka pake moskorrektesi Ligjore se si ehste vepruar... gjera mudn te quhen te pademshme....
Fiksi normal ka zbuluar shume gjera, qe ka ndimuar njerez qe kane patur hall dhe probleme qe vete nuk kane mundur ti zgjidhin....por kjo nuk do te thote qe te kete gjithmone suksese.. do ja futi dhe nganjhere kote ! se do mbushi programet dhe klikimet ! por dhe ne kete raste ka pake moskorrektesi Ligjore se si ehste vepruar... gjera mudn te quhen te pademshme....
ja mundohen te ndihmojne kombetaren ne prag te ndeshjeve
C'eshte kjo fjale militon qe ju hengert lopa..
Na plasi raku. Dihet që asnjë prej tyre nuk jeton në Shqipëri, çfarë mutin keni zbuluar?
Ikni or Copa Mishi me dy sy.Emision Debilnash nga njerez Debilna.Do vije Sylvinio,Zabaleta,Doriva,dhe ndonje tjeter,qe prej Pashaportes se Famshme Shqiptare duhet te Jetoje ne Lushnje,Qytet i Varfer Leshi.Ju te Fixit shkoni pyetini personat ne fjale:I donin Pashaportat apo ja dhane me Zor?Idioter:Sylvinio ka Pashaporte Braziliane,Spanjolle,Portugeze,per cfare e do Shqiptaren?