Man. City do transferojë Donnarumma-n për një shifër qesharake

25 Gusht 2025, 20:40Sport TEMA

Man. City do transferojë Donnarumma-n për një shifër

I konsideruar si portieri më i mirë i momentit në botë, Gianluigi Donnarumma është shumë pranë zyrtarizimit te Manchester City, pasi vendosi të largohet nga PSG, një vit para se t’i mbaronte kontrata.

“Football Italia” raporton se Manchester City do paguajë vetëm 30 milionë euro për kartonin e Donnarumma-s te PSG, pasi më parë ka rënë dakord për kushtet personale me lojtarin.

Fillimisht, francezët kërkonin 45-50 milionë, por duke parë që jemi në fund të afatit të merkatos dhe portieri do të largohej falas verën e ardhshme, kanë vendosur të ulin kërkesat e tyre dhe të pranojnë propozimin prej 30 milionë euro nga Man. City.

Zyrtarizimi i Donnarumma-s te “Qytetarët” do bëhet brenda kësaj jave, duke shpresuar që të zgjidhin çështjen Ederson. Portieri brazilian është shumë pranë transferimit te Galatasaray.

3 Komente

  1. Z
    Z

    Po cfare jevgu Ederson para gjigandit Donnarumma e paska blere lire fare lire, ka luajtur portier i pare me Milanin qe ne moshen 15 vjec etj. etj. .....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      Donnaruna nga pamja është pothuajse në mos më shumë i zi jevg se Ederson hahaha

      Përgjigjjuni
      1. g
        goon

        fix ,ederson eshte i bardhe krahasuar me kete zhapikun napoletan....

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje