
"Shtëpia e futbollit” ku ishte prezent ditën e sotme presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, së bashku me presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe kryeministrin Edi Rama, është një objekt që po e kthehejnë si shtëpi qesharake, pasi po inagurohet çdo vit, sa herë këtu vjen ndonjë zyrtarë i lartë i futbollit.
E njëjta gjë u tha edhe para zgjedhjeve të FSHF-së, në atë kohë kur për vizitë erdhi presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.
Më shumë se sa inagurimi i zyrave luksoze ku qëndrojnë krerët e FSHF-së, propaganda e FSHF-së kishte si qëllim që të fshehte të vërtetën e vizitës së presidentit të FIFA-s sot në Tiranë.
Në gjithë axhendën e publikuar nuk përmendej fakti se presidenti Infantino kishte si qëllim një tjetër gjë personale të tijën, e cila është sigurimi i votës nga FSHF.
Në muajt e ardhshëm të vitit që vjen do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të FIFA-s dhe kjo ishte qëllimi kryesorë i vizitës së sotme që Gianni Infantino bëri në kryeqytetin shqiptar, ku ai do të rikandidojë për një mandate tjetër. Një vizitë që ka si qëllim vetëm marrjes e votës nga ana e FSHF-së.
Turi elektoral i Infantinos do vijojë edhe nesër në Kosovë ku do të synojë të njëjtën gjë, sigurimin e votës nga FFK-ja.
Një tur që e ka nisur me Federatat e dorës së fundit që i ka dhe më të lehta për tu marrë votat. Sigurohen kollaj, mjafton një vizitë qokë e shkelje syri si kjo e sotmja.. (TemA)
Dhe thone demokraci, vota e lire ect. Vota eshte formale ne demokraci, ajo blihet me para dhe s'ka asnje rendesi se kush e hedh. KJo eshte liria: kush ka parate, ka pushtetin dhe shajne komunizmin apo Enverin: pika ne bythe e mos u dalte!
Injoranca a Dukes eshte e pakufishme...Idioti Duka fton Fantinon per te treguar ketij pis mileti qe eshte akoma ne kontroll dhe se ka influnece tek FIFA dhe per rrjedhoje te qetesohen shpirtrat e trazuar se cdo gje do rregullohet dhe se plaku Reya do vazhdoje te marre pensionin nga FSHF dhe se syte e fryre nga dhjami te Dukes dhe rraces se vet do vazhdojne te vjedhin sic kan vjedhur gjithmone.
Me sashikoj vetem nje virus covidi ben pune tek keta.
Peshku qelbet nga koka thona
Duken as e njoh e as me njeh por ai nje dite do iki e zyrat qe u ndertuan ne kohe te tij do ti mbeten federates .Jane gje e bukur qe i ben nder shqiperise.po ashtu edhe stadiumi.nga nje stadium si hale gomeresh ne nje stadium ne te cilin u zhvillua finale europiane eshte nje sukses i gjithe kombit merite per te cilin ka padyshim dhe Duka .mos harri i qe jemi vend i varfer i cili nuk prodhon asgje.nuk eshte mire te peshtyjme kedo qe ben dicka te mire per Shqiperine .