Marash Kumbulla rinovon me Romën

2 Prill 2023, 14:27Sport TEMA

Marash Kumbulla rinovon me Romën

Marash Kumbulla rinovoi me Romën deri në 2027. 

Marrëveshjes së mëparshme i shtohen dhe dy sezone sipas asaj që shkruajnë mediat italiane.

Mbrojtësi shqiptar sipas “Gazzeta dello Sport” edhe pse nuk është titullar gëzon pëlqimin e drejtuesve. 

Kumbulla do të përfitojë 1 milionë e gjysmë euro në sezon. 

Marash Kumbulla u transferua nga Verona te Roma në verën e vitit 2021.

Lini një Përgjigje